back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeProkuroria ia cakton masën e paraburgimit ushtarit të FSK-së i cili dyshohet...

Prokuroria ia cakton masën e paraburgimit ushtarit të FSK-së i cili dyshohet për keqpërdorim të së miturës

Të ngjajshme

Reali konfirmon lëndimin e Alexander-Arnoldit

Trent Alexander-Arnold mbrëmë është lënduar në ndeshjen ndaj Marseilles. Ai...

Çka ofron ndryshe Petrol Company?

Rruga është pjesë e jetës. Për në punë, për...

Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit M. S, njofton kumtesa.

I pandehuri dyshohet se me datë 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë Komuna e Vitisë, ka keqpërdorur seksualisht të miturën nën moshën 16 vjeçare N. K.

Me këto veprime i pandehuri M. S., ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që për këtë vepër parashihet një dënim mjaft, si dhe natyrën dhe ndjeshmërinë e kësaj vepre, gjithashtu edhe ndikimin tek e dëmtuara, gjë që do të pamundësonte rrjedhën normale të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz