back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeProkuroria hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së, ndaj Elbert Krasniqit

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së, ndaj Elbert Krasniqit

Të ngjajshme

Komisioni për buxhet miraton ndarjen e mjeteve për RTK-në

Me 7 vota për, asnjë kundër e dy abstenime,...

“Nuk më intereson aspak”, Trumpit s’ia ndien nëse Irani merr apo jo pjesë në Botëror

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nuk e shqetëson...

Gjykata Supreme shfuqizon kufirin e moshës për asistentë në UP

 Gjykata Supreme në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas...

Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndaj Elbert Krasniqit, për marrje vendimesh në cilësi të ministrit të MAPL-së, pasi u certifikua si deputet.

Kallëzimi penal, i dorëzuar më 8 maj të vitit të kaluar, është hedhur poshtë sepse nuk ka dyshim të arsyeshëm që Krasniqi ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton IndeksOnline.

LDK-ja e kishte dorëzuar kallëzimin penal me arsyetimin e kryeministri Kurti dhe ministrat në detyrë, që dhanë dorëheqje nga postet në qeveri për t’u bërë deputetë, nuk kanë të drejt të vazhdojnë të mbesin në qeveri dhe të marrin vendime.

“Në emër të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç kemi paralajmëruar ditë më parë, kemi dorëzuar 17 kallëzime penale kundër ish-kryeministrit, zotit Albin Kurti dhe ish-ministrave të kabinetit të tij, duke përfshirë këtu edhe një ish-zëvendësministre. Të gjithë këta të zgjedhur deputetë dhe të certifikuar sipas rezultatit zgjedhor të Komisionit Qendror Zgjedhor më 27 mars”, kishte deklaruar Hykmete Bajrami e LDK-së./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz