back to top
Monday, August 25, 2025
BallinaLajmeProkuroria ende s’ka pranuar raport nga IML për rastin e Agon Zejnullahut

Prokuroria ende s’ka pranuar raport nga IML për rastin e Agon Zejnullahut

Të ngjajshme

Aksident mes dy automjeteve në Gllarevë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si shkak i një aksidenti...

Ndarja nga Fedez, Chiara rigjen dashurinë e re

Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera kanë zyrtarizuar lidhjen...

Shpërthen gypi i kanalizimit në Pediatri, SHSKUK jep detaje

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton opinionin publik...

Më shumë se një muaj pas vdekjes, Prokuroria ende nuk ka pranuar raport nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për rastin e 27 vjeçarit Agon Fejzullahu.

Në minutat e parë të 7 korrikut, 27 vjeçari Agon Zejnullahu vdiq pasi u arrestua nga policia në qendër të Lipjanit. Momenti i arrestimit dhe vdekjes së tij në duar të policisë u incizua nga qytetarë nga kënde të ndryshme, duke ngjallur  shumë revoltë për sjelljen e policëve. Në një video që e pati siguruar T7 shihet se njëri nga zyrtarët ia vë gjurin në qafë tani të ndjerit.

Ditën që vdiq, u krye autopsia mirëpo Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se nuk kanë pranuar ende raport nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Ju njoftojmë, se deri më tani Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka pranuar ende raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)”, thuhet në përgjigje.

Lidhur me këtë rast, IML ka pasur vetëm një reagim, një ditë pas rastit, ku thotë se autopsia është kryer nga ekipi i udhëhequr nga eksperti mjeko ligjor kujdestar dhe me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve policor të caktuar nga Policia e Kosovës.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorin e Shtetit që e ka rastin dhe jemi duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të cilat janë marrë gjatë autopsisë në mënyrë që të hartohet sa më shpejt raporti i autopsisë.”

Ditën tjetër, IML tregoi se për shkak të renovimeve në objektin e saj disa mostra janë dërguar në Evropë dhe rajon pa përmendur specifikisht rastin e Agon Zejnullahut.

“Gjithsesi, gjatë kësaj periudhe kohore të mosfunksionimit të laboratorit, me urdhëresë të prokurorëve përkatës, një numër i caktuar i mostrave janë dërguar dhe do të dërgohen për analizim toksikologjik në vendet e rajonit dhe Evropës”, thuhej në njoftim.

Ndërsa, rreth 42 orë pas ngjarjes tragjike, Policia e Kosovës ka dalë me një version më të detajuar të ngjarjes. Ata thanë se kanë pranuar informacione që një person po i sulmonte qytetarët, sjellje të cilat janë shfaqur edhe në prani të policëve.

Në njoftim thuhej se i ndjeri ishte jo bashkëpunues dhe se kishte tentuar të ikë, mirëpo është arrestuar. Sipas policisë, autoambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes 3 minuta pasi e kanë thirr. Ndër të tjerash, thuhet se te personi janë gjetur në posedim gjësende personale dhe substancë pluhur që dyshohet të jetë narkotike, e cila është dërguar për ekzaminim.

Për rastin, u patën arrestuar pesë zyrtarë policorë nën dyshimet për “Vrasje nga pakujdesia”. Bëhet fjalë për Ibrahim Nelën, Albian Ratkocerin, Artidon Konxhelin, Liridon Rrahmanin dhe Endrit Beqirin.

Fillimisht ndaj tyre u caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh mirëpo më pas Gjykata e Apelit i liroi ata.

Albani, vëllai i të ndjerit, një ditë më pas tha se përgjegjës për vdekjen e vëllait të tij janë policët të cilët, siç tha ai, shiheshin mbi të gjatë arrestimit.

“Avokati do të sigurojë një video që nuk u pa deri tash, ku shihet qartë prej momenti të shtrirjes deri në momentin kur (Agoni) fillon me bërtitë: lëshom se ma naltë frymën, i prek, çka jeni tu më ba kështu, i hypi njani një minutë e 30 ca sekonda, ia vendos këmbën në kokë, derisa nuk lëvizë, të tjetër i mëshonin sa munden”- ka thënë ai, duke shtuar se “policët duke parë situatën e kanë lagë me ujë në fytyrë (Agonin), e kanë lidhë me pranga ashtu të vdekur kokën-poshtë dhe e kanë thirrë Emergjencën.”

Ai ka thënë se ka dyshime se ka pas insistime me e fshehë të vërtetën për vdekjen e vëllait të tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz