back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeProkuroria e Pejës kërkon angazhim me të shtuar nga inspektorët e institucioneve

Prokuroria e Pejës kërkon angazhim me të shtuar nga inspektorët e institucioneve

Të ngjajshme

Prokuroria Themelore në Pejë ka mbajtur një takim koordinues ndërinstitucional me përfaqësues të institucioneve të ndryshme, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e efikasitetit në zbatimin e ligjit.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës nga Drejtoria Rajonale në Pejë dhe Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), kryeinspektorja e Inspektoratit të Punës, drejtoritë e inspekcioneve komunale në rajonin e Pejës, si dhe përfaqësues të misionit të EULEX-it.

Takimi u udhëhoq nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, e cila theksoi nevojën për intensifikimin e veprimeve nga secili institucion dhe për forcimin e bashkërendimit ndërinstitucional.

“Është e domosdoshme që secili institucion të rrisë përkushtimin dhe angazhimin në ushtrimin e përgjegjësive të veta, duke forcuar bashkëpunimin me Prokurorin e Shtetit dhe Policinë e Kosovës”, theksoi ajo gjatë takimit.

Gjatë diskutimeve u kërkua nga inspektorët e ATK-së, Inspektorati i Punës dhe mekanizmat e tjerë përgjegjës që të shtojnë angazhimin në inspektimin e subjekteve që janë në përgjegjësinë e tyre, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të shkeljeve të mundshme ligjore.

Në përfundim të takimit u nxorën disa konkluzione të përbashkëta, të cilat pritet të kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe në zbulimin, ndëshkimin dhe parandalimin e veprave penale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz