BallinaLajmeProkuroria e Mitrovicës jep detaje për kërcënimin që i është bërë Agim...

Prokuroria e Mitrovicës jep detaje për kërcënimin që i është bërë Agim Bahtirit dhe familjes së tij

Të ngjajshme

Kushtetuesja nuk e “zgjidh” bllokadën për presidentin

Ndërsa kanë mbetur edhe shtatë ditë derisa Gjykata Kushtetuese...

Grabitet një taksist në Prishtinë

Një taksist është grabitur mbrëmjen e së martës në...

FFK me bileta falas për ndeshjen Kosovë – Rumani

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se do...

Plan 15 pikësh i SHBA për fundin e luftës? Irani mohon

Sipas mediave, SHBA ka paraqitur plan 15 pikësh përfundimin...

Kreu i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Agim Bahtiri është kërcënuar me jetë, raporton GazetaBlic.

Lidhur me këtë, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dhënë detaje për media, nga ku është bërë e ditur se kanë nisur hetimet.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit”, thuhet në komunikatës së Prokurorisë.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga ankuesi – kryetari i Mitrovicës së Jugut A.B., Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz