BallinaLajmeProkuroria e Maqedonisë së Veriut: Po hetohet në detaje vdekja e 24-vjeçares...

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut: Po hetohet në detaje vdekja e 24-vjeçares nga Gjakova

Të ngjajshme

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit. Ajo...

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Serbisë

Një shtetas i Serbisë është ndaluar të enjten në...

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë...

Gjiganti anglez përgatit ofertën për Camavingën

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë...

Prokuroria Publike Shtetërore e Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e 24-vjeçares, Daorsa Spahija nga Gjakova në qytetin e Tetovës.

Kjo prokurori ka deklaruar se janë duke vazhduar “në detaje të gjitha hetimet” për rastin në fjalë.

“Një prokuror kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka kryer inspektimin në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një vajze të re, si dhe në banesën me qira ku ajo qëndronte”.

“Të gjitha veprimet po ndërmerren për të hetuar shkaqet e vdekjes, me kontrolle të detajuara dhe ekspertiza në vendngjarje, megjithëse gjetjet fillestare dhe gjurmët në vend nuk tregojnë se vdekja është rezultat i ndonjë vepre penale”.

“Megjithatë, është urdhëruar kryerja e autopsisë, disa persona do të merren në pyetje, ndërsa Prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

24-vjeçares i jepet sot lamtumira e fundit në varrezat e qytetit të Gjakovës./Klankosova.tv

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz