BallinaLajmeProkurori kërkon kthimin në burg të aktivistëve të VV-së

Prokurori kërkon kthimin në burg të aktivistëve të VV-së

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Prokuroria është ankuar në Apel ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka lënë në arrest shtëpiak tre nga gjashtë aktivistët e arrestuar të Vetëvendosjes, të dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës.

Prokurori Special, Abdurrahim Islami, është ankuar në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për lënien në arrest shtëpiak të 3 aktivistëve të Vetëvendosjes, të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Në një prononcim për KALLXO.com Islami tha se të dyshuarit kanë vepruar si grup dhe secili ka pasur rolin e tij.

“Ne kemi parashtruar ankesë ndaj vendimit për caktimin e masës së sigurisë sepse konsiderojmë se secili i dyshuar ka vepruar në kuadër të grupit, dikush ka vepruar në drejtim të planifikimit dhe organizimit, dikush në sigurimin e mjeteve, por të gjithë kanë vepruar si grup”, tha Islami.

Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Astrit Dehari, Petrit Ademi, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi ishin arrestuar pas një aksioni të Policisë së Kosovës më 30 gusht.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz