back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeProkurori e konfirmon: Bashkëpunëtorja e kandidatit të AAK-së për Junik po intervistohet...

Prokurori e konfirmon: Bashkëpunëtorja e kandidatit të AAK-së për Junik po intervistohet në Krimet e Rënda

Të ngjajshme

Dolce e mohon marrëdhënien me Edin para prime-it: Ishte vetëm njohje

Lidhja e komentuar mes Dolces dhe Eduard Kuçit në...

0 gola në 9 ndeshje, Igli Tare hedh sytë te sulmuesi i Premierligës

Niclas Fullkrug është kthyer në një objektiv serioz për...

Reali kërkon përforcime, Vitinha në listën e madrilenëve

Real Madridi po kalon një periudhë të vështirë dhe...

Ashtu siç raportoi pak më parë ekskluzivisht Ballkani.info, prokuroria tashmë e ka konfirmuar së zyrtarja e Komunës së Junikut po intervistohet nga Krimet e Rënda.

Këtë e ka bërë të ditur Sinjali.

Ballkani.info raportoi se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është kapur zyrtarja e Komunës së Junikut (emër i njohur për redaksinë) por që Sinjali e publikon tashmë. Ajo është Blerina Sallaj, bashkëpunëtore e kandidatit të AAK-së për kyetar të kësaj komune, Agron Kuçit.

E njëjta dyshohet se ka tentuar që të dërgojë në Munih të Gjermanisë material të falsifikuar zgjedhor.

Ajo ishte nisur për në Gjermani me ç’rast Policia e Kosovës kishte gjetur në bagazhin e saj me qindra dokumente të votuesve të diasporës në komunën e Junikut të përgatitura paraprakisht në mënyrë të organizuar në emër të votuesve të Junikut nga diaspora. Me këtë rast Policia ka sekuestruar telefonin e saj dhe një laptop me fletëvotime të diasporës dhe listën e votuesve në Junik për Kryetar të Komunës së Junikut në zgjedhjet e 14 nëntorit.

Dosja që dyshohet të jetë e falsifikuar përmban kopje të letërnjoftimeve, lista me emra të qindra personave, të përgatitura për votim nga diaspora.
Ajo ka deklaruar, raporton Sinjali, se këtë material ka pasur të ia dërgojë vëllait të kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçit.

Sipas burimeve, Blerina Sallaj është një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Agron Kuçit i cili është kandidat nga AAK për kryetar të Junikut. Dyshohet se e arrestuara në bashkëkryerje edhe me persona të tjerë, ka tentuar që të dërgojë në mënyrë të organizuar votat nga diaspora në mbështetje të kandidatit Agron Kuçi.

Momentalisht e arrestuara vazhdon të intervistohet si e dyshuar për këtë rast në Drejtorinë e Krimeve të Rënda.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz