back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaOpinioneProfeti Muhamed nuk flet as nuk vepron nga hamendja

Profeti Muhamed nuk flet as nuk vepron nga hamendja

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Shkruan Bedri Syla

Me shkas

Fillimishtë, lus Zotin Fuqiplotë që të na ndihmon në realizimin e dëshirave tona të mira në dobi të vetës, familjes dhe mbarë shoqërisë.
Pasi që njihemi personalishtë dhe kemi pasur rastin të dëgjojmë nga njëri tjetri besojë se e kemi shumë më të lehtë që të mirëkuptohemi.I nderuari Azemi sa herë që ke pasur ndonjë sukses në fushën e letërsisë, jam munduar që të urojë suksese në karrieren tuaj duke të shkruar edhe privatishtë.
Me pëlqen shumë talenti dhe imagjinata e juaj për të shkruar.Por nëse dikush ka prirje të shkruajë apo të imagjinojë kjo nuk donë të thotë që të merr guximin për të shkruar shpifje apo për të adresuar shpifje në adresë të kujdo qoftë.
Fetarishtë edhe shakaja lejohet, ama gjithëherë edhe në shaka duhet të flitet e vërteta e asesi të shkaktohet amulli dhe paqartësi.
Nëse nuk je i informuar, ia vlen ta dishë se debati,diskutimi dhe dialogu në Islam janë të lejuar por edhe të preferuara kur ato bëhen në frymen e tolerancës,mirëkuptimit dhe me qëllim për të arritur tek e vërteta.Por, rreptësishtë ndalohen kur është për qëllim tregimi i egos personale dhe lendimi i ndjenjave te të tjerëve.
Po ashtu po të njoftojë se poetët dhe letërsia si art kanë zënin një vend të veçantë në jetën e arabëve dhe Profetit Muhamed- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-,ani pse ai nuk ishte poet por ishte më i madhë së poetet sepse gjithçka që ai fliste nuk ishte imagjinatë e as hamendje por ishte shpallje që i shpallëj nga Zoti.
Profeti Muhamed- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-kishte tre poet të cilët i thurrnin vargje dhe i kundërviheshin poetëve tjerë të cilët tentonin ta njëllosin figuren e Profetit.
Këta tre poet ishin: Zejd ibën Thabit,Abdulla ibën Revaha dhe Kab ibën Malik, të cilët përmes poezisë i kundërviheshin shpifjeve dhe të poetëve tjerë arab.
Vëlla Azem!
E di që e dinë, por nuk bëhet e tepërt për ty dhe të tjerët në fb që të ua rikujtojë së fjala e parë në Kuran që është shpallur është:
“Lexo,studio në emër të Zotit tënd, I Cili krijoi çdo gjë!” pastaj,
” Dhe thuaj, o Zot më shto diturinë!” pastaj,
” Mbi çdo të ditur ka edhe më të ditur”.
Kthehemi në temën rreth së ciles është përfolur dhe komentuar në postimin tuaj,qëllimin e të cilit postim e di më së miri ti , se ne të tjerët.
I nderuari poeti Azem!Profeti Muhamed- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të- dhe mbi gjithë profëtet tjerë është shëmbelltyra më ideale për ne muslimanët që duhet pasuar, të cilin Zoti e dërgojë si mëshirë për gjithë njerëzimin.
Për këtë njeri të madh kanë folur dhe dëshmuar shumë filozofë e poet jomusliman,sa për ilustrim po i përmendi dy nga ta:
“Ai ishte një Profet dhe jo një poet dhe prandaj Kurani i tij duhet të shikohet si ligj Hyjnor dhe jo si një libër nga një qenie njerëzore, i bërë për edukim dhe zbavitje” Wolfgang Goethe
Lamartine, një shkrimtar dhe politikn francez, ka thënë për Profetin:
“Nëse madhështia e qëllimit, thjeshtësia e të menduarit dhe rezultatet e arritura janë tre kriteret e gjenialitetit njërezor,kush do të guxonte të krahasonte dikë tjetër në historinë njerëzore me Muhamedin? Muhamedi ishte rrëzuesi i zotrave të rremë,themeluesi i një ideje te re me anë të fjalës,filozof,orator,mësues,burrë shteti,luftëtari një çështjeje të madhe,predikues i një besimit të arsyeshëm dhe të adhurimit pa fotografi,themelues i 20 perandorive territoriale dhe të një shpirtëroreje.Ai ishte Muhamedi.Duke marrë parasysh të gjitha kriteret që duhen për të matur madhështinë njerëzore,njeriu me të drejtë mund të pyesi: A ekziston ndonjë njeri më madhështor se ai?”(Lamartine, Histoire de la Turquie,Paris,1854,Vol,II, fq 276-277.)
Me të vërtetë ska njeri më madhështor se Muhamedi – paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-sepse këtë e tha edhe Vet Zoti në Kuran:
“Vërtetë ti o Muhamed,je në shkallën më të lartë të moralit” El-Kalem:4.
Në këtë përmbledhje në formë sqarimi do mundohem të hedhi dritë mbi dy çështje që lidhen njëra me tjetrën:
1.Martesa e Muhamedit – paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të me shumë gra.
2.Martesa e tij me Aishen-Zoti qoftë e kënaqur me të- edhe pse ajo ishte shumë më e re në moshë në krahasim me Profetin- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.
Të ndëruar vëllezër dhe motra, miq e dashamirë!
Të gjithë përsonalitet e njohura në histori,madje secili prej nesh,çështjet familjare përpiqet t’i mbajë të mbyllura dhe larg syve të botës.Kjo nuk ndodh me të Dërguarin e Zotit.
Ne,pothujse, dimë gjithçka rreth jetës së tij familjare.Vetëm kështu, ai mund të jetë modeli më i mirë për tu ndjekur dhe për tu pasuar.
Është e vërtetë e pamohueshme se Profeti – paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-kishte disa gra, para tij edhe profetët e tjerë praktikonin poligaminë.
Grave të ti,j Allahu Fuqiplotë ua dha epitetin “Nënat e besmitarëve” dhe kjo është pozita e tyre tek ne muslimanët.Nga të gjitha grat e Profetit- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-,vetëm Aisheja ka qenë e virgjër(vajzë) dhe e pamartuar më parë.
Përse u martua Profeti – paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-me një numër kaq të madh të grash( 11 apo 12)?
Sot, injorantet,armiqtë e islamit ,orientalistët,i përdorin martesat e Profetit – paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të- për të përbaltur figuren e tij.Ajo që ta shton edhe më shumë keqardhjen është injoranca e muslimanëve rreth kësaj çështjeje.Sa herë që hapet një debat i tillë,muslimanët nuk dinë gjë tjetër veçse të ulin kokën dhe të qëndrojnë të heshtur para akuzave dhe shpifjeve të tilla.
Duke u bazuar mbi martesën me shumë gra, disa orientalistë e kanë etiketuar profetin si epshor.Sipas tyre,Profeti Muhamed nuk është martuar me këto gra,veçse për të përmbushur nevojat e tij seksuale dhe epshin.
Sa për sqarim, disa fakte logjike dhe historike te zhveshura nga emocionet:
Jetën e Profetit- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-mund ta përkufizojmë në disa etapa për ta shtjelluar temën tonë:
-Etapa e parë:
Është deri në moshën njëzetepesëvjeçare,periudhë të cilen Profeti- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-e kaloi si beqar.
-Etapa e dytë:
Nga mosha njëzetepesëvjeçare deri në moshën pesëdhjetëvjeçare, Profeti- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-ishte i martuar vetëm me një grua, Hadixhen -Zoti qoftë i kënaqur me të.Ajo ishte pesëmëdhjet vite më e madhe se Profeti- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-, kishte qenë e martuar dy herë dhe kishte fëmijë me dy burrat e parë.
-Etapa e tretë:
Nga mosha pesëdhjetvjeçare deri në moshën pesëdhjet e dy, Profeti- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-jetoi i ve, pa u martuar.
-Etapa e katertë:
Nga mosha pesëdhjetë e dy vjeç deri në moshën gjashtëdhjetëvjeçare u martua me disa gra, për arsye sociale, politike dhe humane.
-Etapa e pestë:
Nga mosha gjashtëdhjet vjeçare deri në moshën gjashtëdhjet e tre vjeçare, Profeti- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-nuk është martuar me gra të tjera.Kjo pasi ju shpallë ajeti i Kuranit:”Këtej e tutje nuk të lejohen më gra të tjera, as te marrësh tjetër grua në vend të tyre,edhe sikur të të magjepsë bukuria e tyre” El-Ahzab : 52.
A është e mundur që Profeti – paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të- t’i lindin epshe dhe dëshira të pakontrolluara seksuale,vetëm pas moshës pesëdhjetedyvjeçare?A është e mundur kjo, ndërkohë që ai,bashkë me muslimanët,sidomos dhjetë vitet e fundit,jetonin në situatë lufte me disa fise arabe dhe disa fqinje për rreth.A është logjike diçka e tillë?
Kohën më të madhe, Profeti- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-kalonte jashtë shtëpie,në aktivitetet e shpalljës,mësime e predikime.
Nëse njeriu ka epsh dhe dëshira seksuale, këtë e ka në moshë të rinisë, jo në pleqëri.
Pra, nga mosha 25-52 vjeç jetoi me një grua të vetme.Ai u martua me Sevden e cila kishte mbi 80 vjeçe, për Zotin kush nga ne do ishte në gjendje të martohej me një gru tillë me qellim epshi?Asnjeri nga shokët e tij nuk e mori atë,Profeti – paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të- u martua me të për qëllime humane për t’u përkujdesur për të dhe fëmijët e saj jetimë.
Të gjitha gratë tjera me të cilatu martua më vonë, ishin të martuara më parë dhe të moshuara, përveç Aishes-Zoti qoftë i kënaqur me të-,e cila është gruaja e vetme e virgjër me të cilën u martua Muhamedi – paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.
Sa herë që diskutojmë mbi martesat e Profetit- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të- këtë duhet ta bëjmë duke u nisur nga dy këndvështrime.I pari është Muhamedi- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-burrë-njeri dhe i dyti,Muhamedi – paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-Profet i Allahut.Muhamedi- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-burrë-njeri është martuar vetëm me një grua,Hadixhen-Zoti qoftë i kënaqur me të.Kurse, Muhamedi – paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-, është martuar për të përkrahur dhe për të përhapur mesazhin me të cilin e kishte obliguar Zoti.Për të plotësuar nevojat e tij fiziologjike, ai u martua vetëm me Hadixhen.Kurse për të plotësuar përmbushjen e Mesazhit Hyjnor, ai u martua me gratë e tjera, ku hyn edhe Aishja -Zoti qoftë i kënaqur me të!
Përmbyllje
Shkaqët e martesave të Profetit-paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-e në veçanti martesa me Aishen:
-Përcjellja e Mesazhit Hyjnor tek brezat e ardhshëm, forcimi i lidhjeve dhe krijimi i urave të miqësisë dhe bashkpunimit me fise dhe popujë të ndryshem.
Misioni i Aishes ishte që të koleksionojë gjithçka mbi Profetin- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.Misioini kryesor i Aishes ishte ruajtja e trashigimisë profetike, të cilën do ua transmetonte brezave të ardhshëm.Ajo nuk pati fëmijë, pasi duhej të ishte e angazhuar vetëm me koleksionimin e detajeve të jetës së Profetit – paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.Dhe pas vdekjës së Profetit- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të- ajo ishte burimi kryesor i dijeve dhe shkencave islame.
Në përmbyllje të kësaj trajtese në formë përmbledhje e sqarimi konkludojmë: shumica e referencave islame që trajtojnë historinë e Profetit- paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-vëjnë theksin tek ajo se mosha e Ajshes kur Muhamedi a.s.u martua me të sillej rreth 18-19 vjeç.
Sa për ilustrim pa u thelluar në detaje,sipas të gjithave transmetimëve te historianëve Esma motra e Aishes ishte dhjetë vite më e vjetër se Aisheja.Është raportuar në shumë referenca që trajtojnë historinë islame se Esma vdiq në vitin 73 të Hixhrit në moshën 100 vjeçare.Tash është e qartë se nëse Esma në vitin 73 të hixhrit i kishte 100 vjetë, ajo do t’i ketë pasur 27 apo 28 vite në kohen e hixhrit, rreth së cilës sillet martesa e Muhamedit me Aishen.
E nëse Esma ishte atëbotë 27 apo 28 vjetë e vjetër,Aisheja e cil kishte 10 vite më pak duhej të ishte 17 apo 18 vjeçare.Kështu që nëse Aisheja u martua me Muhamedin a.s.në vitin 1 ose 2 pas hixhrit siç thonë shumica e burimëve ajo do të këtë qenë 18 apo 19 vjeçe në atë kohë.
Në fund fare, çdo libër që për autor e ka njeriun mund të ketë gabime dhe lëshime.I vetmi libër që është i mbrojtur prej gabimëve dhe lëshimëve është libri i Allahut,Kurani.
Mbetshi nën mëshiren dhe kujdesin e Zotit!
Me respekt,Hoxhë Bedri Syla

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz