back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeProfesori i njohur kundër ndërtimeve në liqenin e Badovcit

Profesori i njohur kundër ndërtimeve në liqenin e Badovcit

Të ngjajshme

Ideja e vënë në letër për të ndërtuar një lagje pranë liqenit të Badovcit ka ngritur shumë reagime si nga shoqëria civile gjithashtu edhe nga politikanë.

Së fundmi, ka reaguar edhe profesori i sociologjisë, Shemsi Krasniqi.

Shkrimi i plotë:

Letra e arkitektit të projektit për ndërtimin e lagjes në bregun e liqenit të Badovcit, e shkruar me gabime të panumërta gjuhësore e që përmban edhe gabime logjike e sintaksore, na bën me dije se fama ndërkombëtare nuk është argument për projekte cilësore, të qëndrueshme dhe të arsyeshme, aq më pak për arsyeshmërinë e projektit në fjalë.

Fjalia : “Projekti ynë nuk planifikon ta helmoj ujin” flet mjaft!!! Kjo mund të kuptohet edhe kësisoji: mund ta ndosim, por jo ta helmojmë. Me demek, edhe mund ta helmojmë, por projekti ynë nuk e ka planifikuar këtë. Ironi!

Fjalia tjetër që iu referohet shembullit të Liqenit të Gjenevës dhe atij të Lucernit, ku thot se “… njeriu dhe natyra ndihmojn njera tjetren duke respektuar dhe shijuar te mirat e natyres”, është kontraverze. Njëherë thot njëra-tjetrës, pastaj thot të mirat e natyrës. Jo vetëm kontraverzë por edhe konfuzion: natyra po i shfrytëzoka të mirat e natyrës. Jo vetëm konfuzion por edhe demagogji, mashtrim. Kurrfarë dobie nuk ka liqeni prej një lagjeje të re që ndërtohet në brigjet e tij. Drunjtë mund të mbillen dhe erozioni mund të parandalohet edhe pa ndërtimin e lagjes.

Ky projekt nuk bën të lejohet dhe duhet që urgjentisht të ndërpritet praktika korruptive dhe joprofesionale e dhënies së lejeve mjedisore nga Ministria antimjedisore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz