BallinaJetëProfesoresha nga Prishtina prezanton inovacion shkencor në kongres prestigjioz në Britani

Profesoresha nga Prishtina prezanton inovacion shkencor në kongres prestigjioz në Britani

Të ngjajshme

Prof. Dr. Venera Berisha-Muharremi do të marrë pjesë si ligjëruese në Kongresin Vjetor të Asociacionit Britanez të Laserit Mjekësor, i cili do të mbahet në muajin maj në Solihull të Britanisë së Madhe.

Ajo bëri të ditur se në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore do të prezantojë punën e saj inovative të nivelit ndërkombëtar në fushën e përdorimit të laserit, konkretisht Photobiomodulimit për trajtimin e gjendrës tiroide.

Sipas saj, pjesëmarrja në këtë kongres përbën një përvojë të vlefshme profesionale dhe një nder të veçantë, pasi do të përfaqësojë Universitetin e Prishtinës dhe Kosovën në një forum prestigjioz ndërkombëtar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz