Produktet bazike që duhet të ketë çdo femër, Si ndryshon rutina e kujdesit të lëkurës në pranverë

Me ardhjen e pranverës ndryshon gjithçka, që nga gjendja jonë shpirtërore, veshjet e deri tek makijazhi, kujdesi për trupin, fytyrën dhe flokët. Zbuloni se çfarë duhet të ndryshoni, për të hequr vellon grit ë dimrit.

PASTRIMI: me ardhjen e pranverës është shumë e rëndësishme që të bëhet një pastrim shumë i mirë i lëkurës. Pastrimi largon qelizat e vdekura dhe papastërtitë nga lëkura duke i rikthyer asaj rrezatimin dhe butësinë. Ky process jo vetëm ju ndihmon të keni një lëkurë të shëndetshme, por gjithashtu favorizon qarkullimin e gjakut dhe eliminon toksinat nëpërmjet poreve.

SUGJEROJMË: Aqua Reotier Gel Cleanser 195ml- me një teksturë të butë në trajtë xheli, ky pastrues është ideal për eleminimin e të gjitha papastërtive, yndyrës së tepërt dhe mbetjeve të makijazhit nga lëkura. Pas pastrimit lëkura ndihet shumë e butë dhe e freskët. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
APLIKIMI: aplikojeni xhelin në fytyrë të njomë duke e masazhuar butësisht me lëvizje rrethore. Shpëlajeni me ujë të bollshëm. Aplikohet në mëngjes dhe në darkë.

TONIFIKIMI: toniku i dhuron lëkurës një pamje të freskët, të rigjallëruar dhe plot jetë. Këshillohet përdorimi i tij në mëngjes dhe në darkë, përpara se të flini.
SUGJEROJMË: Moisture Prep Essence 150ml- me një formulë të dyfishtë, serum edhe tonik, ky produkt është esencial për një hidratim dhe pastrim të thellë të lëkurës. Falë teksturës së lehtë ujore, esenca e përgatit lëkurën për benefitet e kremit pasues.
APLIKIMI: aplikojeni në mëngjes dhe në darkë, përpara aplikimit të kremit hidratant. Lihet disa sekonda në mënyrë që të përthithet plotësisht nga lëkura.
HIDRATIMI: me ardhjen e pranverës lëkura duhet të vazhdojë të hidratohet.

SUGJEROJMË: Ultra Thirst Quenching Gel 50ml- i pasuruar me minerale si kalciumi, glicerina dhe uji i burimit Reotier në Provancë, ky krem është ideal për rritjen e hidratimit në lëkurë me 90% dhe ngopjen e saj me ujin e nevojshëm. Falë përmbajtjes së acidit hialuronik ndihmon gjithashtu në parandalimin e humbjes së ujit nga lëkura. Për një hidratim sa më të mirë këshillohet përdorimi i kombinuar me serumin-‘’Moisture Prep Essence’’. Me një teksturë të freskët në trajtë xheli, është ideal për të gjitha tipet e lëkurës dhe ofron momente të vërteta kënaqësie gjatë aplikimit.
APLIKIMI: aplikojeni në mëngjes dhe në darkë në lëkurë të pastër dhe të thatë.

Lexo edheProdukti i kuzhinës tuaj që lufton infeksionet urinare më mirë se ilaçet; bëni këtë recetë popullore e cila funksionon 100%
MBROJTJA: lëkura ka nevojë për mbrojtje edhe në pranverë. Përdorimi i kremit me faktor mbrojtës e ruan lëkurën të padëmtuar nga rrezet e diellit dhe parandalon plakjen e parakohshme dhe kancerin e lëkurës.

SUGJEROJMË: Reine Blanche Iluminating UV Shield SPF50 30ml- ky krem me faktor mbrojtës maksimal ka një veprim të shumëfishtë mbi lëkurën tuaj; mundëson mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të dëmshme diellore, mbron lëkurën ndaj agresioneve të jashtme, parandalon krijimin e njollave, përmirëson ndriçimin dhe qartësinë e lëkurës. Falë teksturës ekstra delikate, mundëson rehati dhe një butësi të mëndafshtë për lëkurën duke e bërë atë të ndihet e hidratuar dhe tërësisht e mbrojtur.
APLIKIMI: aplikojeni çdo mëngjes në fytyrë dhe qafë, duke evituar zonën rreth syve. Mund të përdoret me ose pa krem hidratant.
BB CREAM: i përsosur për çdo tip lëkure, BB Cream perfeksionues hidraton dhe e lë lëkurën të marrë frymë, duke u transformuar në një krem hidratues, mbulues dhe korrigjues për çdo dëmtim të lëkurës. Tanimë fytyra mund të ketë një pamje të njëtrajtshme.

SUGJEROJMË: Immortelle Precious BB Cream 40ml-me një teksturë shumë delikate i ofron lëkurës suaj një pamje natyrale, e mbron nga rrezet e dëmshme diellore (falë SPF30), e zbut dhe hidraton atë dhe i fal një pamje të njëtrajtshme plot ndriçim. Falë ekstraktit të bimës Immortelle bën të mundur gjithashtu parandalimin e rrudhave të mimikës dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës.
APLIKIMI: aplikojeni me ose pa krem hidratant, në çdo moment që dëshironi një pamje natyrale dhe një dukje të kuruar.

ZBUTËS PËR BUZËT: përdorimi i tij i mbron buzët në çdo stinë dhe ju dhuron butësi.
SUGJEROJMË: Shea Butter Ultra Rich Lip Balm 12ml- i pasuruar me 10% gjalp kariteje, vaj kastori, dyll blete dhe vajin e lules së diellit, ky balsam ofron zbutje, ushqyerje dhe përkujdesje maksimale për buzët tuaja.
APLIKIMI: aplikojeni sa herë ta ndieni të nevojshme gjatë ditës për të mbrojtur dhe ushyqer buzët tuaja, i përshtatshëm në çdo stinë.














