back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaLajmeProcesi në Hagë drejt fundit, ish-gjykatësi kosovar flet për vendimin final që...

Procesi në Hagë drejt fundit, ish-gjykatësi kosovar flet për vendimin final që mund ta marrë Gjykata Speciale

Të ngjajshme

Drita e humbet ndeshjen në minutën e fundit, Celje del fitimtare nga “Fadil Vokrri”

Skuadra e Dritës është mposhtur nga ekipi slloven, Celje...

Drita pëson humbje nga Celje, pranon gol në sekondat e fundit

Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të...

Mbrëmje dramatike në Prishtinë: Celje triumfon në fund ndaj Dritës

Drita ka pësuar humbje dramatike 3-2 ndaj Celjes në...

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka folur për procesin e gjykimit në Hagë dhe përmbylljen e fazës së fjalëve përfundimtare të palëve.

Shala ka pasur kritika për gjyqtarët e Dhomave të Specializuara, meqë sipas tij ata janë shumë të dobët dhe lehtë të dirigjueshëm.

“Me të dhanë të drejtën këta gjyqtarë që e kanë rastin, kanë qenë edhe në Kosovë, i kam njoftë, por marrë parasysh çfarë punë kanë bo ktu, e cfarë pune bojnë atje, s’muj me e parashiku. Këta janë larg më të dobët, Kollaj dirigjohen nga jashtë, i zbatojnë urdhrat politik”, ka thënë Shala duke bërë një krahasim me gjyqtarët e Tribunalit të Hagës.

Shala ka thënë se nëse do të ishte gjyqtar vetë dhe nëse do t’i vlerësonte provat, atëherë s’ka asnjë provë që i lidhë ish-krerët e UÇK-së individualisht me krimin.

“ Nëse do të isha unë gjyqtar  me i vlerësu provat, do të ishte tjetër çështja. Nga ajo që kam vërejtur deri tani, prokuroria s’ka mujt me argumentua që këta janë të lidhur individualisht me krimin”, ka thënë Shala në T7.

Megjithatë sa i përket asaj nëse do të dënohen ose lirohen, meqë thotë se janë të paparashikueshëm.

Të Fundit

Sport

ShowBiz