BallinaBotëProblemi i refugjatëve duhet zgjidhur bashkërisht

Problemi i refugjatëve duhet zgjidhur bashkërisht

Kryeministri Ahmet Davutoglu tha se liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen e ripranimit i shikojmë si dy çështje themelore dhe të pandashme.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, në Qendrën e Kongreseve dhe Artit në Universitetin Gaziantep, sëbashku me Presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk, Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ndihmës Presidentin e Komisionit Evropian, Frans Timmermans morën pjesë në Programin e Ndihmës për Sirianët Turqi-BE.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Tusk, Merkel, Timmermans Davutoglu, tërhoqi vëmendjen në liberalizimin e vizave.

Ai nënvizoi se Bashkimi Evropian dhe Turqia duhet që heqjen e regjimit të vizave dhe marrëveshjen e ripranimit duhet ta zbatojnë sëbashku në një klimë pozitive.

Ndërkaq ai qëndroi edhe mbi sulmet e DAESH-it, veçanërisht kohët e fundit në Kilis të Turqisë duke bërë të ditur rezistencën e banorëve të këtij rrethi kundër kësaj organizate terroriste dhe qëndrimin e tyre për tu lavdëruar ndaj mirëpritjes së sirianëve.

“Zoti i mëshiroftë dëshmorët dhe qytetarët tanë të vrarë në Kilis. Dua të theksoj që ne si shtet do ti japim përgjigjen e merituar të gjitha kërcënimeve terroriste të bëra ndaj Turqisë. Kushdo qoftë ky kërcënim, si mizoria dhe shtypja e regjimit të Esadit, apo DAESH-i, PKK-ja apo PYD-ja. Çdo veprim i çdo organizate terroriste kundrejt Turqisë do të marrë përgjigjen e duhur” tha Kryeministri Davutoglu.

Duke shpjeguar se me homologët ata vizituan kampin e Nizip-it si dhe u takuan me fëmijët, Davutoglu tha: “Si në emër të Turqisë ashtu dhe në emër të BE-së dhe Gjermanisë, ne kemi një synim të vetëm; ti gjejmë zgjidhje tragjedisë më të madhe të përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore. Ky problem nuk mund të zgjidhet as vetëm nga Turqia dhe as vetëm nga BE-ja. Ky është një problem që duhet zgjidhur nga e gjithë shoqëria ndërkombëtare dhe si një trup i vetëm. Ky është një problem që të gjithë kemi përgjegjësi.”

Edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, bëri të ditur se Turqia, është në pozicionin e vendit që pranon më shumë emigrantë sirianë dhe shtoi se edhe Bashkimi Evropian duhet të marrë përgjegjësinë e tij.

Kurse Donald Tusk falënderoi Turqinë për punën e bërë për refugjatët sirianë. “Kjo gjë nuk është vetëm mendimi im politik, por me të vërtetë është mendimi im personal. Turqia është një shembull i gjallë për të gjithë botën sot. Ajo po i tregon botës se si strehohen refugjatët. Askush nuk mund t’i japë mësim Turqisë në lidhje me këtë. Me të vërtetë që jam shumë krenar për bashkëpunimin me ju”- u shpreh Tusk në vijim të fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp. /trt/

- Advertisement -