BallinaProblemi i Europës është terrorizmi, jo myslimanët

Problemi i Europës është terrorizmi, jo myslimanët

Një nga policët e vrarë në Paris, Ahmed Merabet, mendohet të ketë qenë mysliman (tashmë është e konfirmuar). Kjo është e rëndësishme. Megjithëse Europa ka problem me terrorizmin, ajo nuk ka asnjë problem me myslimanët. Kjo është e dukshme në faktin që terrorizmi është një gjë e frikshme dhe e çuditshme për pjesën më madhe, tejet e madhe, të myslimanëve – dhe nuk duhet t’i gëlltisim pretendimet e terroristëve që gjoja ata përfaqësojnë diçka më shumë se vetja e tyre. IRA nuk foli kurrë në emër të katolikëve në tërësi.

Por ekzistenca e IRA-s vuri në dukje tensione të caktuara ekonomike dhe sociale brenda shoqërisë britanike që formuan këndvështrimin e saj për botën. Dhe ndërsa Franca nuk ka problem me islamin në kuptimin që do t’u pëlqente islamikëve ta kishte – bota islame nuk është në vigjilje të rrëzimit të rendit të saj shekullar dhe të krijojë një kalifat – Franca ka një problem me popullsinë myslimane që ushqen lëvizjen fundamentaliste. Sulmi mbi revistën satirike ‘Charlie Hebdo’ është thjesht kapitulli më i fundit i një historie të gjatë dhune mes revolucionarëve myslimanë dhe shtetit francez.

Aftësia e një shoqërie për të harruar të shkuarën e saj të afërt është si amnezia që pason një aksident – mënyra e trupit për të mbrojtur veten nga trauma. Në vitet 1950 dhe 1960, ndërsa Franca përpiqej të mbronte zotërimet e saj koloniale afrikane, dhuna politike ishte shumë e shpeshtë se sot. Nacionalistët myslimanë algjerianë (feja dhe raca konsiderohen si ndashme nga francezët) vunë bomba në Francë, u bënin atentate zyrtarëve dhe vrisnin kolonialistë në mënyrë masive. Reagimi i shtetit ishte tronditës. Më 1961, në Paris u arrestuan 12000 mijë emigrantë algjerianë dhe u mbajtën në një stadium futbolli. Shumë prej tyre u torturuan; më shumë se 100 u zhdukën. Ditë me radhë, gjendeshin duke pluskuar në Senë.

Pasi francezët u larguan nga Algjeria më 1962, pati një periudhë paqeje relative. Por Parisi shpërtheu përsëri në fillim të viteve 1980, kur kolonitë franceze në Lindjen e Mesme bënë beteja të përgjakshme në rrugët e kryeqytetit. Vetëm prej marsit deri në shtator 1982, u vranë 17 persona dhe plagosën rreth 160 në rreth 20 sulme. Ndërsa Gjermania dhe Italia i harxhuan vitet e tyre pas lufte duke u përballur me terrorin marksist, dhe Britania u përpoq të paqësonte nacionalizmin, armiqtë e Francën ishin shpesh fantazma islamike nga e shkuara e saj koloniale.

Përshkrimi i kushteve bashkëkohore të marrëdhënieve fetare në Francë është më i ndërlikuar dhe më i hapur ndaj gjetjes së justifikimeve (pas sulmit ndaj revistës ‘Charlie Hebdo’, nuk po flasim më në mënyrë abstrakte). Lista e problemeve përfshin racizmin, varfërinë, radikalizmin, veprimet ushtarake në Mali, ndalimin e perçes. Asnjë nga këto arsye nuk justifikon rritjen e terrorizmit apo që mund ta shpjegojë atë – si mund ta shpjegojë njeriu një veprim psikopatik që vepron përtej kufijve të arsyes? Por është e pashmangshme që aspekte të kulturës franceze ta gjejnë veten konflikt të përhershëm me aspekte të kulturës islame, që krijon një tension i cili me raste shfrytëzohet nga fanatikët…