back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaProblemet me ngërçet e muskujve

Problemet me ngërçet e muskujve

Të ngjajshme

Toyota prezanton automjetin e parë elektrik

Duket se është shkruar një kapitull i ri në...

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, intervenojnë zjarrfikësit

Një veturë u përfshi nga zjarri pasditën e sotme. Incidenti...

Shqiptarja që u përball me vrasësin në Manhatan: Ma drejtoi armën

CNN ka shkruar një artikull që për protagoniste ka shqiptaren,...

Vdes vëllai i legjendës së boksit, Muhammad Ali

Rahaman Ali, vëllai më i vogël i legjendës së...

Vendos Barcelona – Araujo qendron

Barcelona nuk e ka ndërmend ta shesë Ronald Araujon. Të...

Ngërçi është një tkurrje e fortë dhe e dhimbshme e muskujve dhe godet më shumë këmbët, pulpat dhe kofshët, por ndonjëherë edhe krahët dhe duart.

Mungesa e kripërave minerale, lodhje, ftohje, pozicione të parehatshme që ke qëndruar për një kohë të gjatë dhe që pengojnë rrjedhjen e gjakut. Mund të shmangen edhe me ndonjë ndryshim të vogël në dietën tuaj: boronicat, ribes i zi (rrush frëngu), agrumet dhe ushqimet e tjera të pasura me vitaminë C dhe f1avonoidët ndihmojnë qarkullimin dhe largojnë këto dhembje të bezdisshme.

Si duhet vepruar?

– Nëse ngërçi të zë në kohën që po merresh me sport, përpara se të fillosh, pi një gjysmë gote me lëng frutash dhe gjysmë gote ujë: do të pengojë humbjet e kripërave minerale që i shkaktojnë ato.

– Mos bëj gjimnastikë direkt pas ngrënies, sepse gjatë tretjes, stomaku u dhemb dhe sjell deri te ngërçet.

– Për zemër ha kajsi të thata dhe kos pa yndyra, i cili është i pasur me kalcium dhe magnez, janë minerale të rëndësishme për tkurrjen e muskujve.

– Nëse ngërçi të zë në dorë: bashkoji duart dhe me dorën që s’të dhembë shtyj me ngadalë prapa, drejt pulsit, gishtat e dorës tjetër.

– Nëse ngërçi të zë në këmbë: ulu, kape me duar, kap gishtat, tërhiqi drejt vetes dhe shtyj përpara thembrën.

– Nëse ngërçi të zë në pulpë: ulu në tokë, duke mbajtur këmbën që të dhembë të shtrirë dhe tjetrën të përkulur. Përpiqu të kapësh gishtat e këmbës së mpirë dhe tërhiqi me ngadalë, por pa i lëvizur. Vazhdo derisa mpirja muskulore të pakësohet.

– Nëse ngërçi të zë në kofshë: ke nevojë për ndihmën e dikujt. Ulu në tokë dhe kërkoji ndihmësit tënd që me njërën dorën të të ngrejë thembrën dhe me tjetrën të të shtypë gjurin duke ta ulur poshtë. Ti ndërkohë masazho me ngadalë muskujt e kofshës. Brenda pak çasteve, spazma muskulore pakësohet aq shumë derisa zhduket.

- Advertisement -

Të Fundit