back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditProbleme për Barcelonën, Lewandowski mungon në ndeshjet e para të sezonit

Probleme për Barcelonën, Lewandowski mungon në ndeshjet e para të sezonit

Të ngjajshme

Kylie Jenner feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ylli i famshëm

Kylie Jenner feston ditëlindjen e 28-të sot, duke reflektuar...

Arrestohet 29-vjeçari, shtiu me armë gjatë një ahengu në Vushtrri

Policia e Vushtrrisë ka arrestuar një person për shkak...

Sala Jashari me bashkëshortin ndezin dasmën me vallëzim tradicional (VIDEO)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë...

Pas një mosmarrëveshje me fqinj e bllokon rrugën me veturë, arrestohet

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se...

Barcelona është në ankth për gjendjen fizike të sulmuesit kryesor Robert Lewandowski, pas një lëndimi të ri që ka pësuar veterani polak.

Lewandowski regjistroi shifrat më të mira të tij me fanellën e Barcelonës sezonin e kaluar, duke kontribuar në tripletën e trofeve vendase me 27 gola në La Liga dhe 42 në të gjitha garat.

Reprezentuesi i Polonisë humbi javët e fundit të kampionatit për shkak të një dëmtimi dhe nuk iu bashkua kombëtares në qershor, si masë paraprake dhe për t’u pushuar.

Megjithatë, përpara ndeshjes së fundit të parasezonit kundër Comos këtë fundjavë në Trofeun “Joan Gamper”, Barcelona konfirmoi një lëndim muskulor për 36-vjeçarin.

Raportimet e mëparshme tregojnë se Lewandowski do të mungojë 100% ndaj Comos dhe gjithashtu nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse të Barcelonës në La Liga kundër Mallorcës më 16 gusht.

Ferran Torres po ashtu po vuan nga një dëmtim, ndërsa Marcus Rashford ende nuk është regjistruar si lojtar i La Ligës, për shkak të debatit që po vazhdon rreth Marc-André ter Stegen, çka ndikon në hapësirën e pagave.

Sa i përket rikthimit të Lewandowskit, ka informacione të ndryshme, por “Diario AS” raporton se do t’i duhen 2-3 javë për t’u rikuperuar plotësisht, që do të thotë se ai pritet të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Levantes më 23 gusht.

Tre ndeshjet e para të Barcelonës në sezonin 2025/26 do të luhen jashtë Katalonisë, ndërsa klubi synon të rikthehet në “Camp Nou” në shtator. Për këtë arsye, Lewandowski mund të mos rrezikohet as në përballjen ndaj Rayo Vallecanos më 31 gusht.

Pritet që ai të rikthehet me Kombëtaren e Polonisë në fillim të shtatorit – pas bisedimeve me trajnerin e ri Jan Urban – dhe dëshiron të jetë pjesë e dy ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Polonia do të përballet me Holandën në Roterdam më 4 shtator dhe tri ditë më vonë do të presë Finlandën. Në mars, polakët fituan dy ndeshje kualifikuese me Lewandowskin në fushë, por në qershor pësuan humbje 2-1 nga Finlanda, gjatë mungesës së tij të përkohshme në përfaqësuese.

- Advertisement -

Të Fundit