BallinaLajmePritet të ketë reshje të dendura shiu nga sot deri më 3...

Pritet të ketë reshje të dendura shiu nga sot deri më 3 tetor, Komuna e Prishtinës bënë thirrje për kujdes

Të ngjajshme

Gjashtë vjet nga viktima e parë e COVID-19 në Kosovë

Sot mbushen gjashtë vjet që kur në Kosovë u...

Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

Ish-banori i Big Brother Vip 5, Gimbo, i ftuar...

Sot zhvillohet derbi i madh kosovar, Gjilani-Drita

Sot (e diele) do të zhvillohen edhe tre përballje...

Skuadra shqiptare e përjashton ish-lojtarin e Ballkanit, dyshohet se shkaktoi qëllimisht penallti!

Skuadra e njohur shqiptare, Flamurtari ka përjashtuar kapitenin e...

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar për mot të keq në kryeqytet, për çka ka thënë se sipas të dhënave të IHMK-së, nga 1-3 tetor 2025 pritet të ketë reshje të dendura shiu në Prishtinë dhe rrethinë.

Nga Komuna kanë thënë se këto reshje mund të shkaktojnë probleme në qarkullim, rrezik për përmbytje të shpejta, dhe vështirësi në zonat urbane.

Kryeqyteti ka njoftuar se temperaturat pritet të ulen ndjeshëm, duke arritur deri në 1–2°C, ndërsa në zonat malore pranë Kryeqytetit ka gjasa të shfaqen reshje bore, sidomos gjatë netëve më të ftohta ose në rast të reshjeve të vazhdueshme.

“Kujdes në komunikacion për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit. Shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Ju lutemi që të jeni të kujdesshëm dhe të merrni masat e nevojshme për siguri”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz