Pritet përballje e madhe, autokolona ruse i drejtohet lindjes së Ukrainës
01

Lexo edheMomenti kur ushtria ukrainase hedh në erë tankun rus

Imazhet satelitore nga Maxar Technologies kanë arritur të fokusojnë një autokolonë ruse 8 milje të gjatë që lëviz për në jug të Ukrainës përmes qytetit lindor Velkyi Burluk. Qyteti ndodhet në lindje të Kharkiv, afër kufirit mes Ukrainës dhe Rusinë.
Në pamje shihet se autokolona e ushtrisë ruse është e përbërë me automjete të blinduara dhe kamionë me artileri.
Zyrtarët ukrainas thonë se luftime të mëdha janë duke u zhvilluar në lindje të vendit, me bombardime të rënda të raportuara në të gjithë rajonin e Donbasit, përpara asaj që ata paralajmërojnë se mund të jetë një ofensivë e madhe ruse. Ata kanë kërkuar evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga rajoni.

Lexo edheMomenti kur ushtria ukrainase hedh në erë tankun rus
