back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmePritet një aderim nga Skenderaj në PDK

Pritet një aderim nga Skenderaj në PDK

Të ngjajshme

Partisë Demokratike të Kosovës pritet ti bashkohet edhe një emër i njohur nga bota e biznesit.

Është ky Fadil Demiri i lindur në Syriganë të Skenderajt, që shquhet për të kaluarën e tij patriotike.

Fadil Demiri si oficer i karrierës, i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Zagreb ka qenë i burgosur politik gjatë viteve të ’80, i dënuar nga regjimi jugosllav me 5 vite burg.

Pas vuajtjës së dënimit morri pjesë aktive në luftën e Kroacisë, si ushtarak i lartë kundër regjimit serb – për çfarë edhe vlerësohet nga shteti kroat edhe sot.

Gjatë viteve të ’90 u angazhua në mërgatën shqiptare dhe morri pjesë në organizimet dhe përgatitjet ushtarake për çlirimin e Kosovës. Ku së bashku me ushtarak të organizuar nga mërgata në vitin 1998 iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veproi në Zonën Operative të Pashtrikut. Kontributi i tij në luftën e Kosharës ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm bazuar në përvojën e tij ushtarake.

Pas luftës çlirimtare Fadil Demiri u kthye në Prishtinë për të jetuar së bashku me familjën e tij, dhe filloi karrierën e tij prej afaristi në fushën e inxhinierisë.

Si duket, tash së shpejti pritet edhe aktivizimi i tij politik duke iu bashkuar bashkëluftëtarit të tij Kadri Veseli për Fillimin e Ri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz