back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmePritet dorëheqja edhe një zv/ministri nga PDK-ja (Foto)

Pritet dorëheqja edhe një zv/ministri nga PDK-ja (Foto)

Të ngjajshme

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Pas Lirak Çelajt, edhe një zyrtar i Qeverisë së Kosovës, nga radhët e PDK-së, pritet t’i largohet kabinetit të Isa Mustafës. Burime të “Indeksonline” mësojnë se nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme pritet të dorëhiqet Nehat Mustafa.

Nuk njihet për ndonjë skandal, mirëpo vlen të theksohet se i njëjti kishte ‘përplasje’ me Policinë e Kosovës. Organi të cilin e drejton Shpend Maxhuni, përmes një komunikate për media, kishte reaguar ndaj deklarate të zëvendësministrit pasi ai kishte shprehur domosdoshmërinë e pastrimit të policisë nga korrupsioni dhe kriminaliteti.

“Nehat Mustafa përbuzë dhe njollos vlerat e Policisë”, thuhej në reagimin e PK-së. Ndryshe, në dikasterin të cilin e udhëheq Skënder Hyseni janë edhe dy zv/ministra, Valdet Hoxha si dhe Milan Radojevic. /Indeksonline.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz