BallinaLajmePrishtinë: Dy persona të plagosur si pasojë e therjes me thikë

Prishtinë: Dy persona të plagosur si pasojë e therjes me thikë

Të ngjajshme

Asteroidi Ryugu ofron të pesë nukleobazat e jetës

Studiuesit kanë zbuluar në mostrat e asteroidit Ryugu të...

Nuk u ftua Trent te Anglia, Tuchel jep arsyen

Anglia ka publikuar listën për ndeshjet miqësore të muajit...

iOS sulmohet nga virusi “DarkSword”

Një paralajmërim i fortë për sigurinë kibernetike është dhënë...

Bimët e shkrepave gurore të Kosovës në pulla postare

Posta e Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave...

Një therje me thikë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit ku si pasojë dy persona kanë marrë lëndime.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana ka thënë se viktimat dyshohet se janë janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor” ka thënë Pllana.

Teksa lidhur me rastin po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz