Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në Prishtinë, ku dy këmbësorë janë goditur dhe kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Në aksidentin që ndodhi në rrugën “Fehmi Agani”, një mashkull kosovar, duke drejtuar veturën me targa lokale, ka goditur një këmbësor. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkohë, në një aksident tjetër në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në orën 10:22, drejtuesi i një veture ka goditur një këmbësor mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në QKUK.
Në të dyja rastet, drejtuesit e automjeteve janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Policia po vazhdon hetimet për aksidentet.