BallinaLajmePrishtinë: Borxhliu sulmon me kondak arme dy persona që i kishte borxh...

Prishtinë: Borxhliu sulmon me kondak arme dy persona që i kishte borxh – përfundon në pranga

Të ngjajshme

Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar në lagjen Veternik në Prishtinë më 12 mars 2026 rreth orës 20:20.

Sipas raportimit, dy ankues meshkuj kosovarë kanë njoftuar policinë se disa ditë më parë ishin sulmuar nga një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se i kishte goditur me kondakun e një arme. Sipas tyre, incidenti kishte ndodhur për shkak të një borxhi të mëhershëm që i dyshuari ua kishte viktimave, transmeton lajmi.net.

Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit kompetent, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.

Raporti i plotë: 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Lagjja Veterrnik, Prishtinë  12.03.2026 – 20:20. Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se ditë më parë ishin sulmuar me kondak të armës nga i dyshuari mashkull kosovar, për arsye të një borxhi të më hershëm, që ju kishte i dyshuari viktimave. I dyshuari është arrit të arrestohet dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz