Prishtina “shpërthen” në Skenderaj, mposht thellë Drenicën dhe merr kreun e Superligës

Prishtina ka regjistruar një fitore bindëse në udhëtim, duke triumfuar 1-4 ndaj Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu”, në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës.
Mysafirët e nisën takimin me synimin për tri pikë dhe arritën të kalojnë në epërsi përmes Kastriot Selmanit. Drenica reagoi para pushimit, me Shkëlzen Lushtakun që e riktheu baraspeshën dhe i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1, transmeton lajmi.net.
Prishtina u rikthye shumë më e fortë në pjesën e dytë. Diar Halili shënoi për 1-2, duke ia kthyer epërsinë ekipit nga kryeqyteti.
Dominimi i Prishtinës vazhdoi dhe Assane Diatta realizoi nga pika e bardhë, duke e çuar rezultatin në 1-3.
Fitoren e thellë të kryeqytetasve e vulosi Arianit Hasani, i cili shënoi golin e katërt dhe vendosi rezultatin përfundimtar, 1-4.

Lexo edheBaba i këtij sporti, Messi vendos rekord të pabesueshëm në futboll
Me këtë sukses, Prishtina arrin në kuotën e 12 pikëve dhe ngjitet në pozitën e parë të tabelës, duke pasur edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Drenica vazhdon formën e vështirë dhe mbetet me vetëm tri pikë pas pesë javësh kampionat./lajmi.net/














