Prishtina në karantinë, s’lejohet asnjë veturë që s’ka leje qarkullimi
03

Lexo edheGjashtë shtetas irakianë ikin nga Qendra e të Huajve në Vranidoll të Prishtinës

Në të gjitha hyrje-daljet e kryeqytetit Policia nga e diela ka filluar kontrollet për të monitoruar sa po zbatohet vendimi për karantinim.
Policia po i ndalon të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Prishtinë, ku po verifikohet se a janë banorë.
Gjithashtu shoferët të cilët nuk janë te pajisur me leje të lëvizjes po kthehen mbrapa. Gjatë kontrollimit të Policisë janë shkaktuar edhe kolona.

Lexo edheGjashtë shtetas irakianë ikin nga Qendra e të Huajve në Vranidoll të Prishtinës
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga dita e diel Komuna e Prishtinës të futet në karantinë për ta parandaluar përhapjen e Coronavirusit.
Ky vendim është nxjerrë nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.