Dita e parë e Ramazanit është shënuar në mënyra të ndryshme në Prishtinë
Është ulur në kafe, por vetëm për të pushuar. 67 vjecari, Shefki Beqiri, e agjeron Ramazanin që 50 vjet.
Prandaj më shumë se buka atij po i mungon diçka tjetër.
Megjithë vështirësitë ai shprehet i bindur se do të agjerojë muajin e shenjtë të Ramazanit, raporton Frontal në T7.
Edhe Përparim Pacolli, taksist me profesion agjeron që nga mosha 9 vjeçare.
Përkundër angazhimit në punë, ai nuk e ka problem ta kryej këtë obligim fetar.
Kryeqyteti i Kosovës, vend me shumicë muslimane, nuk ndryshon nga ditët tjera.
Dallimi vërehet vetëm tek lokalet që kanë pronarë turq.
Por jo të gjithë turqit në Kosovë e kanë pushim gjatë Ramazanit.
Fondacioni Ejup Sultan, ka angazhuar vullnetarë që gjothcka të jetë gati për itarin e parë.
Në fakt 30 ditë rresht në Platonë e Pallatit të Rinisë, kjo organizatë do të shtrojë oftarë falas për të gjithë besimtarët.
Këtu do kenë mundësi të hanë iftarë të gjithë ata që kanë kushte të rënda ekonomike.