back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPrishtina, Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Deçiçi luajnë sonte në Ligën e Konferencës

Prishtina, Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Deçiçi luajnë sonte në Ligën e Konferencës

Të ngjajshme

Gjykata e Lartë e Beogradit e çon Lulzim Halilin në paraburgim, reagon MPJD-ja

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar...

Haxhiu: Kam marrë mbi 18 mijë vota, gara brenda PDK-së ishte e fuqishme

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tregoi...

“Thaçi dhe të tjerët”, paraqitja e provave nga mbrojtja nis më 15 shtator

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se në...

Sot luhen ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Katër ekipe shqiptare do të jenë në aksion sonte, teksa Ballkani paraprakisht dy ditë më herët shënoi fitore 4:2 ndaj Florianas, po ashtu në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Pas eliminimit nga Liga e Europës, FC Prishtina tani në raundin e dytë të Ligës së Konferencës do të përballet me ekipin nga Irlanda Veriore, Larne.

Dueli i parë luhet në Irlandën Veriore sonte me fillim nga ora 21:00, shkruan Gazeta Express.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, kampionia e Shqipërisë, Egnatia në raundin e dytë të Ligës së Konferencës përballet me ekipin bjellorus, Dinamo Minsk në udhëtim.

Vllaznia e pret në Shqipëri skuadrën nga Islanda, Vikingur Reykjavik, ekip i cili e eliminoi paraprakisht Malishevën në raundin e parë.

Dinamo e Tiranës në raundin e dytë përballet me skuadrën nga Andorra, Atletic Escaldes në udhëtim.

Ekipi shqiptar nga Tuzi i Malit të Zi, Deçiç ndeshet me skuadrën austriake, Rapidi i Vjenës.

- Advertisement -

Të Fundit