Prishtina e Re po vazhdon të jetë mjaft aktive në afatin kalimtar të verës.
Debutuesja e Superligës i ka bërë disa përforcime në dy ditët e fundit, shkruan “Gazeta Express”.
Sot, klubi kryeqytetas njoftoi se i ka përforcuar radhët e veta me portierin Florian Smakiqi.
Dje, klubi njoftoi për transferimin e mesfushorit të njohur, Ergyn Ahmeti, i cili u prezantua po ashtu nga drejtori sportiv, Shpëtim Babaj.
Gjithashtu, edhe sulmuesi i krahut, Drilon Fazliu u bë së fundmi pjesë e Prishtinës së Re.
Kjo e fundit paraprakisht e zyrtarizoi edhe transferimin e talentit Aron Babaj, i cili luan në pozitën e mesfushorit.
Prishtina e Re pritet të bëjë përforcime të tjera gjatë verës duke synuar që ta ndërtojë një ekip solid, i cili do të ishte i gatshëm për t’u përballur me skuadrat tjera të Superligës në edicionin 2025/26. /Gazeta Express