Prishtina e Ballkani mësojnë kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Konferencës
dp

Lexo edheI dënuari me 4 vjet burgim në Turqi, kapet derisa po kalonte kufirin Kosovë-Shqipëri

Prishtina dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në rast se kalojnë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.
Të dyja skuadrat janë në rrethin e dytë, ku Prishtina përballet me Larne nga Irlanda e Veriut, ndërsa Ballkani me Florianan nga Malta.
Synimi i të dy ekipeve është i qartë: kualifikimi në fazën tjetër të garës evropiane.
Tashmë është bërë e ditur se cilat skuadra i presin nëse arrijnë të kalojnë.

Lexo edheI dënuari me 4 vjet burgim në Turqi, kapet derisa po kalonte kufirin Kosovë-Shqipëri
Prishtina do të përballet me fituesin e duelit mes Varazdin (Kroaci) dhe Santa Clara (Portugali).
Ndërsa Ballkani, në rast suksesi ndaj Florianas, do të ndeshet me fituesin e çiftit St Joseph’s (Gjibraltar) – Shamrock Rovers (Irlandë).
Dy përballje të rëndësishme që mund t’i afrojnë më shumë klubet kosovare fazës së grupeve në Ligën e Konferencës./GazetaExpress/