back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportPrishtina – Drenica mbyllet me këtë rezultat

Prishtina – Drenica mbyllet me këtë rezultat

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Prishtina është ndalur me barazim pa gola nga Drenica, në ndeshjen e mbetur të xhiros së tetë, dhe si pasojë tani ngel gjashtë pikë prapa liderit të Ipko Superligës, Ballkanit.

Prishtina barazoi 0:0 me Drenicën të mërkurën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, duke e lëshuar mundësinë t’i afrohet kreut, raporton Gazeta Express.

Prishtina ndalet nga Drenica dhe ngel gjashtë pikë prapa liderit.

Prishtina është ndalur me barazim pa gola nga Drenica, në ndeshjen e mbetur të xhiros së tetë, dhe si pasojë tani ngel gjashtë pikë prapa liderit të Ipko Superligës, Ballkanit.

Prishtina barazoi 0:0 me Drenicën të mërkurën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, duke e lëshuar mundësinë t’i afrohet kreut, raporton Gazeta Express.

Kjo ndeshje ishte e mbetur nga xhiroja e tetë, për shkak se bardhekaltrit u detyruan të mos luanin në Fadil Vokrri për ta ruajtur fushën nga dëmtimi për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Malit të Zi në fillimjavë.

Gjithsesi, bardhekaltrit i priten kuqezinjtë sonte në një ndeshje që la shumë për të dëshiruar dhe me pak raste, përkundër se u prit nga skuadra e Armend Dallkut të reagojë pozitivisht pas humbjes kundër Ballkanit në ndeshjen e kaluar.

Prishtina kishte më kërkuese dhe pati disa raste, por i mungoi finalizimi që i kushtoi me humbjen e dy pikëve.

Kryeqytetasit tani grumbullojnë 14 pikë në pozitën e 6-të, gjashtë më pak se lideri, Ballkani, nga i cili humbi një javë më parë.

Drenica, ndërkohë, mbledh 10 pikë në pozitën e 8-të, vetëm një më shumë se zona që dërgon një nivel më poshtë: Ligën e Parë.

Prishtina i shkon Ferizajt në fundjavë, ndërsa klubi nga Skenderaj luan në udhëtim me Flamurtarin. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz