back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPrishtina barazon në Irlandën e Veriut – kualifikimi vendoset në “Fadil Vokrri”

Prishtina barazon në Irlandën e Veriut – kualifikimi vendoset në “Fadil Vokrri”

Të ngjajshme

Seanca e fundit para afatit kushtetues, a i ka VV-ja votat? Bahtiri s’përgjigjet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri nuk ka...

Haradinaj para seancës: Nuk po shihet që ka vullnet, pres zgjedhje

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se janë...

Limaj e konfirmon takimin me presidenten Osmani, tregon se çka biseduan

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se...

Fatmir Limaj flet për takimin e sotëm te Osmani: S’ndodhi asgjë

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, në hyrje të Kuvendit...

FC Prishtina ka arritur një barazim pa gola (0-0) në përballjen e parë ndaj Larne FC në kuadër të raundit të dytë të UEFA Europa Conference League, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja e zhvilluar në “Showgrounds Stadium” në qytetin Ballymena pa një Prishtinë të kujdesshme në pjesën e parë, ku vendasit nga Irlanda e Veriut ushtruan presion të vazhdueshëm dhe e kontrolluan më mirë lojën.

Megjithatë, në pjesën e dytë skuadra nga kryeqyteti kosovar reagoi fuqishëm, duke dominuar me raste të pastra shënimi. Tre mundësi të arta iu paraqitën , por konkretizimi mungoi.

Tani gjithçka varet nga Prishtina

Rezultati 0-0 i jep përparësi Prishtinës në aspektin psikologjik për ndeshjen e kthimit, pasi luan përpara tifozëve të saj dhe në fushën e njohur të “Fadil Vokrrit”.

Me përkrahjen e zjarrtë të “Plisave”, skuadra më e trofeshme në historinë e futbollit kosovar synon të bëjë një hap historik drejt raundit të tretë të Ligës së Konferencës. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit