back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmePrindër kolumbianë emërojnë vajzën “Chat Yipiti” sipas ChatGPT

Prindër kolumbianë emërojnë vajzën “Chat Yipiti” sipas ChatGPT

Të ngjajshme

Deputeti i LDK-së: LVV e ka bllokuar Kuvendin, ajo mund ta zhbllokojë

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, një ditë përpara seancës...

Fushë-Kosova liron hapësirat publike nga ndërtimet e paligjshme

Komuna e Fushë-Kosovës ka intensifikuar aksionin për lirimin e...

Rriten kontratat e gazit dhe çmimet e naftës

Kontratat e gazit të së ardhmes në Amsterdam u...

Një çift kolumbian ka zgjedhur të emërojë vajzën e tyre të posalindur “Chat Yipiti”, të frymëzuar nga programi i njohur i inteligjencës artificiale, ChatGPT.

Pavarësisht emrit të pazakontë, fëmija është regjistruar në regjistrin shtetëror pa asnjë kundërshtim.

Sipas mediave lokale, prindërit e Chat Yipiti Bastidas Guerra thanë se zgjedhja e emrit lidhet me kohën e inteligjencës artificiale. Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa komentues kanë shprehur shqetësimin se prindërit mund të mos jenë të vetëdijshëm për pasojat që fëmija mund të ketë në të ardhmen.

Ky rast nuk është i veçantë në Kolumbi, ku ekzistojnë shumë emra të pazakontë të frymëzuar nga sporti, filmat apo yjet e muzikës, si “Maicol Yordan” dhe “Brayan Spears”.

Regjistri shtetëror ka ndërhyrë më parë për të ndaluar emra si “Miperro” (që do të thotë “Qeni im”) ose “Satan”, duke argumentuar se këta emra cenojnë rëndë dinjitetin e njeriut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz