back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaShowBizPrinc Leka pritet të bëhet sërish baba

Princ Leka pritet të bëhet sërish baba

Të ngjajshme

Vdes një 76-vjeçar në Mitrovicë, u godit nga një veturë

Një 76-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti...

Bojkotimi i ndeshjeve nga Ronaldo, liga saudite i reagon portugezit

Cristiano Ronaldo nuk ka luajtur në dy ndeshjet e...

Oxlade-Chamberlain gjen klub të ri, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Futbollisti anglez, Alex Oxlade-Chamberlain duket se do të bëhet...

Pas zyrtarizimit të lidhjes disa muaj më parë dhe paraqitjeve të shpeshta së bashku në evente publike, Princ Leka dhe Blerta Celibashi duket se po jetojnë një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre.

Fotografja është në pritje të ëmbël dhe çifti pritet të mirëpresë fëmijën e tyre të parë së bashku pas disa muajsh.

Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për PopArt.al lajmin e shtatzënisë, duke zbuluar gjithashtu se Blerta pret një djalë.

Për Princ Lekën, ky do të jetë përjetimi i dytë i atësisë, pasi ai është tashmë baba i një vajze nga martesa e mëparshme me aktoren Elia Zaharia, me te cilen u nda kohë me parë.

Sipas të njëjtave burime, shtatzënia po shkon mirë dhe çifti ka zgjedhur ta jetojë këtë periudhë me qetësi dhe larg vëmendjes së tepërt mediatike. Megjithëse zërat për një pritje të ëmbël kanë qarkulluar prej kohësh, tashmë lajmi konsiderohet i konfirmuar nga persona të afërt me ta.

Deri në këtë moment, as Princ Leka dhe as Blerta Celibashi nuk kanë bërë një reagim publik, por mësohet se përgatitjet për ardhjen e foshnjës kanë nisur prej pak kohësh, duke shtuar emocionin për kapitullin e ri që i pret. Perpos këtij lajmi, në rrjet po aludohet se çifti ka nisur edhe përgatitjet për dasëm.

Të Fundit

Sport

ShowBiz