back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmePretendimet e Haxhiut: Sami Lushtaku tentoi ta sulmoi eskortën e Kurtit në...

Pretendimet e Haxhiut: Sami Lushtaku tentoi ta sulmoi eskortën e Kurtit në Skenderaj

Të ngjajshme

Një tjetër grabitje në muze të Francës, vjedhin 2,000 monedha ari dhe argjendi

Vetëm pak orë pas grabitjes spektakolare në Muzeun e...

Apeli i GjKKO-së nuk pranon ankimimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në qeli...

Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit

Vetëm tri ditë kohë i kanë mbetur të mandatarit,...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, policia jep detaje

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën...

“Ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skenderajt, e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin”, ka pretenduar ajo në platformën sociale, Facebook.

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Skenderajt, Sami Lushtaku, sipas pretendimeve të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të hënën më 27 janar ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ai gjendej në këtë komunë për një tubim me qytetarë.

“Ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skenderajt, e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin”, ka pretenduar ajo në platformën sociale, Facebook.

Haxhiu ndër të tjera ka kërkuar që Lushtaku të pyetet nga gazetarët se “prej cilës pompë të benzinës” i ka komanduar, sipas saj, “huliganët” e tij.

Çfarë ndodhi në Skenderaj?

Lëvizja Vetëvendosje – partia në pushtet – të hënën si ndalesë të radhës për tubim elektoral e kishte zgjedhur Komunën e Skenderajt.

Megjithatë, kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Albin Kurti, u prit me brohoritje nga një turmë jashtë objektit, ku u zhvillua tubimi, i thirrur për në orën 17:00.

Përveç mjeteve piroteknike që u hodhën në drejtim të objektit, u dëgjuan edhe thirrjet “Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”.

Siç u raportua Policia e Kosovës intervenoi në një grup qytetarësh të cilët protestonin jashtë sallës ku po mbahej tubimi.

Hyrja e Kurtit në sallë u mundësua nga çadra të posaçme të dedikuara për të mbrojtur atë.

Hedhja e mjeteve piroteknike vazhdoi edhe në momentin kur Kurti po mbante fjalim para të pranishmëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz