back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmePresioni ndaj deputetëve dështon seancën për Deharin, edhe deputeti Ademi tërheq nënshkrimin

Presioni ndaj deputetëve dështon seancën për Deharin, edhe deputeti Ademi tërheq nënshkrimin

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Shefi i Grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka bërë të ditur të mërkurën se sërish ka dështuar përpjekja e tyre për një seancë ku do të diskutohej për vdekjen e Astrit Deharit.

Ai bërë të ditur se pas dështimit në rastin e parë, kur deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj tërhoqi nënshkrimin, Vetëvendosja në bashkëpunim me AAK dhe Nismën kanë arritur ta sigurojnë edhe nënshkrimin e 40-të nga deputeti i Partisë Demokratike të Ashkalinjve, Danush Ademi.

Por, edhe kjo përpjekje e VV-së për seancë dështoi pasi deputeti Ademi sot në orët e pasdites ka tërhequr nënshkrimin, duke mbetur kështu sërish 39 nënshkrime, raporton Telegrafi.

Konjufca tha se e gjithë kjo po ndodh për shkak të intervenimit të pushtetit që sipas tij, me çdo kusht po tenton që kjo seancë të mos mbahet.

Ai tha se presioni i pushtetit dhe i kryeparlamentarit Kadri Veseli është i jashtëzakonshëm që kjo seancë të mos mbahet.

Sipas tij, arsyetimi për mos politizim të rastit nuk qëndron aspak, pasi një 26 vjeçar ka vdekur në institucionet e shtetit dhe një rast i tillë gjithsesi duhet të diskutohet.

Ai tha se nga politizimi më së shumti po vuan policia, burgjet, komponenti i hetuesisë, prokurorët, që sipas tij, po inskenojnë raste.

Konjufca u shpreh se i gjithë kjo po bëhet me qëllim që Vetëvendosje të largohet nga skenca politike dhe të shpallet terroriste.

Të Fundit

Sport

ShowBiz