Presidneti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nderuar sot tre veprimtarët nga Llausha e Skenderajt, me urdhërin “Hero i Kosovës”.
Urdhërin “Hero I Kosovës” sot i është ndarë tre deshmorëve Miftar Bajraktari, Selman Vojvoda dhe Sami Bibaj.
Kjo është komunikata e plotë nga presidenca:
Nderimi për dëshmorët është nderim për historinë e popullit tonë.
Urdhëri “Hero i Kosovës”, sot ju nda nga Presindenti i Kosoves për dëshmoret Major-Miftar Bajraktari Llaushë, Veprimtar -Selman Vojvoda Llaushë, Veprimtar -Sami Babaj Llaushë. Major Miftar Bajraktari u lind në fshatin Llaushë, veprimtar i çmuar i çështjes kombëtare , bashkëpunëtor i pa ndashëm i shumë veprimtarëve atëdhedashes , i cili çështjes kombetare i ka kontribuar më shumë atëdhedashuri dhe ballë për ballë i qendruar shumë betejave që sot historia i njeh si betejat më të lavdishme të asaj periudhe që njihen në Shqipëri, Kosove e në të gjitha trevat Shqipëtare, si dhe ideator i levizjes së Shaban Polluzhes, ka qenë njëri ndër personat më të afërt dhe më të besueshëm të Shaban Polluzhes gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në pajtimin e Gjaqeve në Drenicë e më gjerë. Bajraktari i Llaushës ka qenë Bajraktarë i 7-të Bajraqeve në Kososvë. Brigada e Shaban Polluzhes u nisen për në Srem të Serbis, Miftari tha “ne nuk do të tradhëtohemi nuk do të mashtrohemi dhe nuk do të lemë Kosoven në duart e shkaut”, ka qenë vendimarrës për të mos shkuar në Serbi per ti mbrojtur vatrat tona, ku rrugës për në kthim plagoset rënd, me ç’rast vdesnë Fshatin Krasmirofc. Selman Vojvoda , i lindur në Llaushë të Skenderajt , si student i dalluar në Universitetin e Mitrovices , atëherë kur më sē tepërmi ju dashtë Kosoves kontributi për ta kundershtuar regjimin sllav, ishte prezent në Demostraten më masive aty edhe ku ra heroikisht deshmor në ballë të protestes mbi urën e cila sot mban emrin “Ura e gjakut” në Mitrovicë me 20.02.1990 . Sami Babaj i lindur në fshatin Llaushë 11.02.1967 , asnjëherë nuk u pajtua me shtypjen dhe regjimin që po i bëhej popullit dhe vendit , ishte pjesëmarrës në qdo aktivitet që organizohej, si veprimtar i tillë po ndiqej hap pas hapi nga regjimi serb ku me 30.04.1992, në qendër të Skenderajt, ndalohet nga disa policë të cilët tentojnë ta arrestojnë, ku pas hezitimit të tij fillon një perleshje mes tyre ku edhe vritet në Qendër të Skenderajt.



