back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajmePresidentja Vjosa Osmani nderon sakrificën e dëshmorëve para nisjes së parakalimit për...

Presidentja Vjosa Osmani nderon sakrificën e dëshmorëve para nisjes së parakalimit për 18-vjetorin e Pavarësisë

Të ngjajshme

Bekim Jashari: Amanetin e të rënëve ta kthejmë në përgjegjësi shtetndërtimi

Përfaqësuesi i familjes legjendare Jashari, Bekim Jashari, ka uruar...

Tasholli: Çlirimtarë nuk jeni vetëm, pas jush qëndron një popull i tërë që do Drejtësi

Ideatori dhe përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”,...

Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së ndjekin marshin nga Haga

Familjarë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë...

Pak para nisjes së parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim solemn, duke përkujtuar sakrificën e brezave dhe kontributin e të gjithë atyre që e bënë të mundur lirinë dhe sovranitetin e vendit.

“Kosova është një shtet i lirë, i papërkulur dhe i vendosur ta mbrojë lirinë e vet. Është republikë e pavarur, sovrane, e guximshme, e fortë dhe krenare, me miq të shumtë ndërkombëtarë. Ajo është atdheu ynë i përhershëm, shtëpia jonë, vendi ynë dhe e ardhmja jonë e përbashkët”,  tha Presidentja Osmani.

Ajo theksoi se sot nën përulemi me respekt para të gjithë atyre që kontribuan për këtë ditë dhe nuk u dorëzuan, edhe kur rruga dukej e gjatë dhe e errët. Presidentja përkujtoi vizionin historik të themeluesit të Republikës dhe presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, i cili në kohën e represionit mbajti gjallë shpresën, dinjitetin dhe identitetin e popullit të Kosovës, duke bërë që paqja të bëhej një akt guximi dhe urtësie politike.

Presidentja Osmani nderoi veçanërisht sakrificën e jashtëzakonshme të familjes Jashari, me komandantin legjendar Adem Jashari, simbol i përjetshëm i flijimit për lirinë, si dhe të gjithë djemtë dhe vajzat që luftuan në UÇK, bijtë dhe bijat më të mira të vendit.

“Si Presidente e këtij vendi, i jap mbështetje të fuqishme këtij marshi, sepse qytetarët tanë nuk kërkojnë asgjë tjetër veç drejtësisë,” përfundoi ajo.

Parakalimi i Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës do zhvillohet pas pak duke përkuar me festimet solemne të qytetarëve për 18-vjetorin e Pavarësisë. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz