back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmePresidentja tha se po i përndjeken e incizohen vajzat – publikohet video...

Presidentja tha se po i përndjeken e incizohen vajzat – publikohet video ku dëshmohet se vajzat nuk shihen në asnjë moment, por xhipat e zi të shtetit

Të ngjajshme

Vajzat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shoqërohen çdo ditë në shkollë me dy automjete zyrtare, ku njëra prej tyre është e blinduar. Dy automjetet qëndrojnë para shkollës gjatë tërë ditës.

Përveç automjeteve, të paktën dy pjesëtarë të Njësisë për Sigurimin e Afërt janë të angazhuar në ruajtjen e vajzave të Presidentes. Sipas prindërve të tjerë të nxënësve, kjo masë sigurie ndikon drejtpërdrejt në qasjen e tyre brenda ambienteve të shkollës, duke filluar nga parkimi e deri te lëvizja brenda hapësirave mësimore.

Disa nga ta kanë shprehur shqetësime se pjesëtarët e sigurimit qëndrojnë edhe brenda klasës gjatë gjithë orëve, gjë që ata e vlerësojnë si ndërhyrje të panevojshme në mjedisin shkollor.

Presidentja shkollon vajzat në shkollën private ku një vit kushton 7 mijë euro për një nxënës. Kjo do të thotë se Osmani shpenzon 14 mijë euro për shkollimin e tyre për një vit.

Ky ka qenë edhe qëllimi i storjes thonë nga mediumi Paparaci. Madje në pamjet, për të cilat u arrestua kameramani Jetmir Muji nuk shihen askund vajzat e presidentes.

Për masat e sigurisë ndaj familjes së saj, Presidentja Osmani ka deklaruar se ato vendosen sipas vlerësimeve të Policisë së Kosovës dhe jo me kërkesë personale.

Kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj disa mediave të cilat, sipas saj, po përndjekin në mënyrë të kundërligjshme dhe të rrezikshme vajzat e saj të mitura.

Përmes një postimi publik, ajo ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj disa “të ashtuquajtur gazetarëve”, të cilët, sipas saj, kanë ekspozuar rrezikshëm vajzat e saj në publik.

“Për pesë vite me radhë, vajzat e mia kanë shkuar në shkollën publike ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë… Jam falënderuese përjetësisht ndaj mësueses së tyre të shkollës fillore… edhe ndaj pjesës tjetër të stafit të shkollës dhe udhëheqjes së shkollës për bashkëpunimin e tyre me prindërit”, ka shkruar Osmani, duke sqaruar se vajzat e saj, sikur edhe nxënësit tjerë, janë përballur me sfida të mëdha si mungesë pastrimi, ujë, rrymë e ngrohje, bllokada të toaleteve, mungesë sigurie dhe konfiskim të mjeteve të rrezikshme”, ka shkruar Osmani./Lajmi.net/

VIDEO

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz