Presidentja Shiroka-Pula takon ambasadorin italian, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
dp
Lexo edheKërcënimi me armë në Ministrinë e Ekonomisë, reagon Ministria: I dyshuari ishte në procedurë disiplinore që nga shtatori
Gjatë takimit, të dy kanë rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe kanë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh.
Shiroka-Pula ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës, veçanërisht në përpjekjet për forcimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.
Presidentja ka vlerësuar gjithashtu kontributin e shtetit italian në zhvillimin dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës.
Lexo edheKërcënimi me armë në Ministrinë e Ekonomisë, reagon Ministria: I dyshuari ishte në procedurë disiplinore që nga shtatori
Në takim është theksuar rëndësia e vazhdimit të partneritetit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. /Lajmi.net/