back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmePresidentja po e shqyrton propozimin e KPK-së për Kryeprokuror të Shtetit

Presidentja po e shqyrton propozimin e KPK-së për Kryeprokuror të Shtetit

Të ngjajshme

NYT: Trump planifikon për javën e ardhshme takime të ndara me Putinin dhe Zelenskyn

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të zhvillojë takime të...

Kush mund t’i rezistojë kësaj pamjeje? Alba lë pa fjalë ndjekësit

Influencerja dhe modelja e njohur, Alba Vukaj, ka ndarë...

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Lipjan-Shtime

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta...

Zyra e Presidentes, të premten e 8 prillit, e ka pranuar propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për emërimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror të Shtetit.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.

Zyra e Presidentes ka konfirmuar gjithashtu se nuk do ta dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit pa analizuar dokumentacionin e pranuar dhe pa u konsultuar me organizatat që e kanë mbikëqyrur procesin e përzgjedhjes së tij.

“Duke ditur rëndësinë e këtij procesi, Zyra e Presidentes ka filluar të shqyrtojë dhe analizojë në detaje të gjithë dokumentacionin e pranuar, të gjitha faktet dhe rrethanat që ndërlidhen me këtë proces. Presidentja është në komunikim me palët e interesit dhe në ditët ne vijim do të takohet me përfaqësuesit e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes se Kryeprokurorit për të dëgjuar vërejtjet e tyre mbi mbarëvajtjen e këtij procesi”.

E para e shtetit, Vjosa Osmani, thekson se kandidati i propozuar duhet të plotësojë edhe kriterin e integritetit mes tjerash, njofton Klankosova.tv.

“Presidentja nënvizon se procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit duhet të jetë kredibil dhe me integritet të plotë për të siguruar që besimi i qytetarëve ndaj Prokurorisë se Shtetit nuk dëmtohet. Po ashtu, Presidentja ka theksuar se kandidati i propozuar duhet të plotësoj gjitha kërkesat ligjore, duke përfshirë edhe atë të integritetit. Për veprimet e mëtutjeshme, mediat dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë”.

Procesi i përzgjedhjes së Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit është përcjellë me reagime të ashpra nga organizatat që e kanë monitoruar këtë proces, ashtu si edhe nga ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit