back to top
Monday, August 25, 2025
BallinaLajmePresidentja Osmani u bën thirrje partive që ta vendosin interesin e vendit...

Presidentja Osmani u bën thirrje partive që ta vendosin interesin e vendit para

Të ngjajshme

Shtrohet asfalti në urën e re mbi Iber në Mitrovicë (Foto)

Hysen Durmishi, zv/ministër në detyrë i Infrastrukturës, ka njoftuar...

Netanyahu thotë se Izraeli mund të tërhiqet nga Libani, nëse Hezbollahu çarmatoset

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se e ka...

Studençani bëhet me qendër moderne të re të Mjekësisë Familjare

Sot është bërë përurimi i Qendrës së re të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të arrijnë një marrëveshje dhe t’i themelojnë institucionet.

Në një intervistë për televizionin polak “TVP World”, ajo tha se partitë politike duhet t’i lënë dallimet anash dhe ta vendosin interesin e vendit para.

“E shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para”, tha presidentja Osmani.

Osmani tha se shkaku i kësaj bllokade politike, po humben projekte të Bashkimit Evropian, po humben dritare të mundësive me administratën e re të SHBA-së, për të cilat është punuar.

“Shumica e marrëveshjeve duhet të shkojnë në Kuvend për t’u ratifikuar e në Qeveri për zbatim. Njerëzit e Kosovës duhet të kenë një qeveri efikase me fuqi të plotë”.

Ajo shtoi se Kosova nuk e ka luksin të qëndrojë aq gjatë pa institucione.

“Do të ketë shumë që thonë Belgjika ka dy vjet pa qeveria, Austria ka 6 muaj. E kuptoj, por ne nuk e kemi luksin me prit aq gjatë. Ne duhet vërtetë të ecim para me reforma, me anëtarësim në organizata”, tha Osmani.

Ajo ka shtuar se nuk beson se ka ndikim nga jashtë në partitë e mëdha politike në Kosovë, në mënyrën se si reagojnë.

“Është besim i tyre personal, se me kë duan të punojnë. Është shumë lokale”, tha Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz