Presidentja e Republika e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretëria e Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend dhe u riafirmua mbështetja e vazhdueshme e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe qytetarët e saj, transmeton lajmi.net.
Presidentja Osmani gjithashtu theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Britaninë dhe për të hapur kapituj të rinj të partneritetit që kontribuojnë në arritjen e objektivave të përbashkëta.
Një pjesë e bisedës iu kushtua rëndësisë së ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme. Në këtë kontekst, u theksua se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është e papranueshme dhe nuk duhet të ketë vend në diskursin publik.
Ky takim shërben si një konfirmim i vazhdimësisë së marrëdhënieve të ngushta ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe angazhimit për të mbrojtur standardet demokratike në vend.
Njoftimi i plotë: