BallinaLajmeLajmet e FunditPresidentja Osmani përkujton policët e rënë në detyrë: Sakrifica e tyre është...

Presidentja Osmani përkujton policët e rënë në detyrë: Sakrifica e tyre është gurthemeli i sigurisë sonë

Të ngjajshme

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Rruga Pejë – Kullë – Rozhajë mbetet e pakalueshme për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga...

Bild: Osmanin e njohën në Kosovë, këtu vetëm pas debutimit me Bayernin!

Erblin Osmani, 16 vjeç, bëri debutimin e tij të...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar me nderim dhe mirënjohje të thellë 24 pjesëtarë të Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës, duke mbrojtur jetën, lirinë, integritetin dhe sovranitetin e vendit.

Në një deklaratë publike, Presidentja veçoi me respekt të veçantë Afrim Bunjakun dhe Enver Zymerin, duke i quajtur “heronj të ditëve të sotme”, të cilët me guximin dhe përkushtimin e tyre dëshmuan para botës se Kosova nuk përkulet para askujt, transmeton lajmi.net

“Bashkë me ta, kujtojmë edhe 22 policët e tjerë, emrat e të cilëve nuk do t’i mbulojë kurrë pluhuri i harresës. Ata nuk zgjodhën rrugën më të lehtë, por atë të nderit, të betimit dhe të përkushtimit për atdheun,” theksoi Osmani.

Ajo shtoi se sakrifica e tyre jeton në çdo uniformë që sot vishet me krenari dhe në çdo hap që ndërmerr Policia e Kosovës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

“Sot, nuk nderojmë vetëm ata që ranë në detyrë, por edhe mijëra gra dhe burra që çdo ditë i shërbejnë vendit me guxim, përkushtim dhe dashuri për Republikën e Kosovës,” u shpreh Presidentja.

Duke vënë në pah rolin jetik të Policisë së Kosovës në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, ajo tha se në çdo pjesë të vendit – në veri apo jug, në kohë paqeje apo tensioni – Policia mbetet një shtyllë e fuqishme e sigurisë.

“Lavdi përjetë të rënëve në krye të detyrës! Mirënjohje të thellë për Policinë tonë, e cila me përkushtim dhe besnikëri mbron atdheun tonë çdo ditë,” përfundoi Osmani./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz