Presidentja Osmani në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Miqësia me ta është e fortë dhe e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta
dp

Lexo edhePolicia me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Mitrovicës së Jugut

Në fjalimin e saj, ajo theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta ndërmjet dy vendeve, duke e cilësuar miqësinë Kosovë–Zvicër si të veçantë dhe të ndërtuar në kohë të vështira, raporton lajmi.net
“Miqësitë më të forta janë ato që lindin në zemër të ditëve më të vështira, të formuara nga solidariteti dhe vlerat e përbashkëta. Miqësia midis Kosovës dhe Zvicrës është pikërisht kjo,” u shpreh Osmani.
Ajo shtoi se ndihet e nderuar që mori pjesë në këtë organizim dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës.

Lexo edhePolicia me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Mitrovicës së Jugut
Osmani po ashtu vlerësoi lidhjet e forta ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve, duke thënë se populli i Kosovës dhe ai i Zvicrës janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin./Lajmi.net/