back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmePresidentja Osmani nderon kujtimin e Mentor dhe Elfete Humollit në përvjetorin e...

Presidentja Osmani nderon kujtimin e Mentor dhe Elfete Humollit në përvjetorin e vrasjes së saj: Kosova sot është e lirë, guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Të ngjajshme

Në përvjetorin e vrasjes së Elfete Humollit, presidentja Vjosa Osmani vizitoi familjen Humolli në Lupç të Poshtëm, ku vendosi kurorë lulesh për të nderuar jetën dhe guximin e saj.

Elfete Humolli, e cila në moshën vetëm 16 vjeçare u ngrit kundër shtypjes dhe dhunës së regjimit kriminal serb, dhe vëllai i saj, Mentori, i cili ra dëshmor në Koshare në mars 1999, bashkuan forcat në të njëjtën kauzë të shenjtë për lirinë e vendit, transmeton lajmi.net.

Në postimin e saj, presidentja Osmani theksoi se “Kosova sot është e lirë, ndërsa guximi i Elfetës dhe Mentorit na frymëzon përjetësisht”, duke kujtuar sakrificën e tyre dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike për brezat e ardhshëm.

Postimi i plotë: 

Në moshën vetëm 16 vjeçare, Elfete Humolli u ngrit kundër shtypjes dhe dhunës së regjimit kriminal serb, duke na treguar se guximi dhe dashuria për atdheun nuk kanë çmim.
Në përvjetorin e vrasjes së saj, vizituam familjen Humolli në Lupç të Poshtëm, vendosëm kurorë lulesh dhe nderuam kujtimin e vëllait, Mentorit, i cili ra dëshmor në Koshare në mars 1999. Motra dhe vëllai u bashkuan në të njëjtën kauzë të shenjtë për lirinë e vendit.
Kosova, sot është e lirë, ndërsa guximi i Elfetës dhe Mentorit na frymëzojnë përjetësisht!/lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz