Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Osmani vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në proceset kyçe të shtetndërtimit, zhvillimit demokratik dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Presidentja gjithashtu falënderoi ambasadorin Rudolph për kontributin e tij personal në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve gjatë mandatit të tij, duke rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj aleancës strategjike me Gjermaninë. /Lajmi.net/