Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania deklaratat e djeshme të presidentes Osmani për gjyqtarin e Kushtetueses, Radomir Llaban. Ai tha se kërkesa që e kishte bërë Osmani në Kushtetuese, e të cilën e tërhoqi dje me arsyetimin se Llaban përbën rrezik për sigurinë kombëtare, ishte e pabazë.
“Zonja Osmani dje mori një hap shumë të shëmtuar që unë jam i bindur që do të jetë një njollë e keqe për historinë e institucioneve të Kosovës në të ardhmen për faktin se detyrë e saj është ruajtja e stabilitetit të institucioneve, garantimi ose sigurimi i këtij stabiliteti. Çfarë ndodhi është e kundërta”, thekso Hasani.
“Osmani me dje bëri një deklaratë, dha një arsyetim që ka për qëllim primar bllokimin ose paralizimin e vendimmarrjes së Kushtetueses, jo në rastin e saj por në rastin e ngërçit institucional lidhur me konstituimin e Kosovës. Për rastin e saj, e ka të qartë, se ajo është juriste, edhe nuk do mend që kërkesa që e ka paraqit presidenca është aq naive, e pabazuar, e pathemeltë”, shtoi ai.
“Me dje u pa qartë se ka qenë kërkesë fiktive që është bërë me qëllim që të paralizojë vendimmarrjen në rastin e ngërçit”, ka theksuar me tej Hasani.
Llaban ishte caktuar nga Kushtetuesja gjytar raportues për lëndën e Presidentes që ia kishte dërguar Gjykatës rreth ngërcit në vend, Hasani thotë se raportet e gjyqtarëve raportues ndryshojnë.
“Ato që i ka thënë zonja Osmani kanë qenë valide edhe para një muaji. Nuk është dashur ta paraqesë kërkesën fare se fundja gjyqtari raportues ka rol formal për të përgatitur një raport dhe për të cilin më pas vendoset. Në 70-80 për qind të rasteve raportet e gjyqtarëve raportues ndryshohen”, tha Hasani në Euroneës Albania.
Ai tha se është ‘antikushtetuese’ tërheqja e lëndës nga Osmani.
“Është antikushtetuese sepse detyrë e saj është të ruajë dhe garantojë stabilitetin e institucioneve”, tha ai.
Hasani thotë se detyrë e Osmanit ka qenë që të paraqesë kërkesë për kabinetin qeveritar që po kryejnë edhe funksionin e deputetëve.
“Kur kryeministri dhe ministrat njëkohësisht janë bartës së funksionit të deputetëve dhe kryeministrit/ministrave, është tërësisht antikushtetuese. Kjo ka qenë detyrë e saj”, tha ai.
Hasani tha se nëse Llaban e ka cenuar rendin kushtetues, duhet të anulohet çdo vendim në të cilin ka qenë gjyqtar raportues prej ditës së emërimit.
“Sa i përket rendit kushtetues, më lejoni të them që në bazë të kërkesës që është hartuar nga Osmani, është mizerie dhe në asnjë moment nuk mund të dëshmojë që është cenuar rendi kushtetues sepse atëherë duhet çdo vendim në të cilin ka qenë anëtar të anulohet. Ajo nuk mund ta bëjë këtë. Pikërisht mënyra e veprimit të saj është shkatërrim i rendit kushtetues”, shtoi Hasani.
Duke folur rreth faktit që Llaban ka qenë i dënuar në Serbi, Hasani tha se vendimet e shtetit serb nuk vlejnë në territorin e Kosovës.
“Është turpi më i madh që institucionet e Kosovës të vihen në mbrojtje të vendimeve të gjykatave serbe”, tha ai.
Ai tha se Kushtetuesja “bën gabimin më të madh nëse e merr seriozisht një akuzë të tillë”. /GazetaExpress/