Presidenti Hashim Thaçi për 10-vjetorin e Pavarësisë, në mesin e shumë personaliteteve ka dekoruar edhe ish-drejtorit të RTK-së, Agim Zatriqit.
Por, disa prej tyre kanë refuzuar që të pranojnë të dekorohen nga Thaci, në mesin e tyre është edhe familja e Agim Zatriqit.
Burbuqe Namani–Zatriqi, gruaja e ish-drejtorit të RTK-së, Agim Zatriqi, ka thënë se refuzon këtë dekoratë për arsyej parimore.
“Arsyet parimore bëjnë që këtë dekoratë të ndarë për bashkëshortin tim të ndjerë të mos e pranoj”, ka shkruar Namani-Zatriqi në Facebook.
Pra familjes së Zatriqit edhe personalitetet të tjera siç janë Jakup Krasniqi, Veton Surroi, Grupi Koha, Rexhep Selimi e Hidajet Hyseni e kanë refuzuar dekoratën nga presidenti.