back to top
Sunday, September 21, 2025
BallinaLajmePresidenti Trump përsëri thotë se ndali luftën ndërmjet Kosovës e Serbisë

Presidenti Trump përsëri thotë se ndali luftën ndërmjet Kosovës e Serbisë

Të ngjajshme

Kanadaja njeh Palestinën shtet

Kanadaja ka shpallur sot zyrtarisht njohjen e saj ndaj...

Xhevën e mbështesin të rinjtë e Vushtrrisë për zgjedhjet e 12 tetorit

Kandiatja për kryetare të Vushtrrisë nga radhët e Nismës,...

Ukraina thotë se Rusia i shënjestron zjarrfikësit me sulme të dyfishta

Forcat ruse i kanë shënjestruar ekipet e emergjencës ukrainase...

Aktori i njohur zbulon “sekretin” që i shpëtoi martesën

Matth ew McConaughey, aktori i njohur për rolet e...

Roma “mbizotëron” në derbin e kryeqytetit të Italisë

Gian Piero Gasperini fitoi derbin e tij të parë...

Presidenti amerikan Donald Trump tha se në skenën ndërkombëtare, SHBA-ja respektohet më shumë se kurrë më parë, duke përmendi se ka ndalur disa lufta dhe konflikte në botë përfshirë edhe atë mes Kosovës e Serbisë.

Trump foli për këto gjatë darkës së themeluesve të American Cornerstone Institute. “Shiko vetëm këtë. Armenia dhe Azerbajxhani, Kamboxhia, Kosova dhe Serbia, Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia. Ne i ndaluam të gjithë. Dhe 60 për qind e tyre u ndaluan për shkak të tregtisë,” tha Trump.

Donald Trump tha se i ishte thënë që, nëse do të arrinte të ndalte konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, do të duhej të merrte Çmimin Nobel.

“Unë thashë: ‘Po mirë, po për shtatë të tjerat? Duhet të marr një Çmim Nobel për secilën prej tyre’. Dhe ata më thanë: ‘Por nëse e ndaloni Rusinë dhe Ukrainën, zoti President, atëherë me siguri do të merrni Nobelin’. Unë u përgjigja: ‘Unë ndala shtatë luftëra. Ajo është vetëm një luftë – dhe është një e madhe’,” tha Trump.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz